Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC ËSHTË MBAJTUR PANAIRI I BLETARISË

20. shkurt 2017.

Bujanoc – Në Bujanoc është mbajtur seminari i dytë ndërkombëtar i bletarisë me emrin “Bleta nuk njeh kufijë”, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 350 bletarë nga Rrethi i Pçinjës, nga veriu i Maqedonisë dhe Morava e Kosovës.

Manifestimin e hapi Vllastimir Spasiq, kryetar i Asociacionit të Organizatave Bletare të juglindjes së Serbisë.

Në seminarë rreth sëmundjeve të bletëve, vdekshëritë më të reja të bletëve dhe rreth kullotave të bletave foli dr Kazmir Matoviq nga Kraleve dhe dr Goran Jevtiq nga Krushevci.

Para fillimit të ligjeratës, Zarije Mitiq dhe Selami Hyseni, kryetarët e Shoqatës së Bletarëve të Bujanocit “Polen 2012” dhe “Apikulla”, kanë dhënë mirënjohje personave dhe institucioneve më të merituara.

Pjesëtarrët e ligjeratës kanë vizituar ekspozitën e pajisjeve bletare e cila ka qenë e vendosur në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq”, në Bujanoc.

Përveç ekspozuesëve nga Bujanoci, shtandet e tyre i kanë pasur edhe prodhuesit e mjaltit nga Vraja, Leskoci, Krushevci dhe Tërsteniku.

Sponzorët e manifestimit janë Stacioni Veterinarik i Bujanocit, komuna e Bujanocit dhe Oda Ekonomike e Serbisë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues