Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC 40 TË PUNËSUAR MË TEPËR

21. nëntor 2017.

Bujanoc – Këshilli Komunal i Bujanocit ka miratuar vendimin mbi caktimin e numrit maksimal të punëtorëve për kohë të pacaktuar në sistemin e vetqeverisjet lokale për vitin 2017.

Kryetari i komunës së Shaip Kamberi tha se ky vendim është çështje e ndieshme sepse duhet të zvogëlohet numri i përgjithshëm i të punësuarve për 40 persona dhe atë jo vetëm në admnistratë komunale.

„Qëllimi ynë është që kjo pyetje të zgjidhet në mënyrë me dakordim me të punësuarit të cilët janë pranë pensionit, përmes programit social. Kemi 27 punëtorë të tillë, ndërsa kemi edhe 13 punëtorë të cilët vetëm se kanë pranuar programin social“, tha Kamberi.

Siç ka theksuar, po nesë vonohemi me sjelljen e këtij vendimi, pason sanksionimi i ministrisë e cila kërcënon me ndalimin e mjeteve transfere nga nivelet e larta të pushtetit.

Kryeshefi i Admnistratës Komunale të Bujanocit, Fadil Aliti tha se për këtë admnistratë lokale kanë qenë të lejuar 507 të punësuar në kohë të pacaktuar për kohën e vitit 2016, ndërsa 467 për vitin 2017.

 „Komunalia“ ka më shumë punëtorë pranë pensionit dhe pritet që në këtë mënyrë të kontribuojnë në zgjidhjen sa më të mirë të kësaj çështjeje.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues