Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC 1.100 FAMILJE ME NDIHMË SOCIALE

22. qershor 2017.

Bujanoc – Komuna e Bujanocit ka ndarë 6 milionë dinarë nga buxheti për Qendrën për Punë Sociale. Është planifikuar që një pjesë e këtyre mjeteve të dedikohen për ndarjen e njëhershme të ndihmës në të holla për familjet dhe individët më të rrezikuar.

Nijazi Ahmeti, drejtori i Qendrës për Punës Sociale, ka thënë për portalin www.titulli.com, se nga kjo vlerë 3,5 milionë dinarë shkojnë për ndihmën e njëhershme në të holla, ndërsa 2,5 milionë paraqesin harxhimet material të Qendrës.

Ai theksoi se në komunën e Bujanocit ka rreth 1.000 familje të cilat marrin ndihmë sociale nga buxheti i Republikës së Serbisë. Vlera për një anëtar, i cili plotëson kushtet e caktuara, është 8.000 dinarë në muaj, ndërsa për familjet me më shumë se dhjetë anëtarë vlera arrin shumën e 20.000 anëtarëve. Ahmeti ka thënë se ndihëm sociale e marrin edhe personat me aftësi të kufizuara, numri i të cilëve në këtë vit ka arritur rreth 300.

„Persona me dëmtime dhe kufizime të lehta trupore marrin rreth 11.000 dinarë në muaj, ndërsa personat me dëmtime të rënda apo kufizime, personat e palëvizhshëm në karrocat e invalidëve dhe personat e verbër marrin vlerën qindpërqindshme, përkatësisht 27.000 dinarë në muaj”, tha Ahmeti. 

Ai shtoi se personave të palëvizshëm vlera i dorëzohet personalisht në shtëpi.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues