Arkiva e lajmeve
                   

NË BANJËN E BUJANOCIT KËTË VIT ËSHTË RRITUR KONSIDERUESHËM NUMRI I PACIENTËVE

21. shtator 2017.

Bujanoc – Në Spitalin Specialistik për Rehabilitim në Banjë të Bujanocit momentalisht në stacionin shërues gjenden 130 pacientë. Nga ky numër i hospitalizuarve rreth 20 përqind janë me komplikime vaskulare të sëmundjes së sheqerit, e cila sëmundje që pak kohë shërohet në këtë banjë.

Dr Stojança Savov, drejtori i këtij institucioni, rikujton se angopatia e diabetikëve është njëri ndër komplikimet e sëmundjes së sheqerit, sëmundjes masovike jo ngjitëse të shekullit 21, me tendencë të rritjes së përhershme.

Në Spitalin Special të Banjës së Bujanocit kemi tri hapësira indikative. Përveç sëmundjeve reumatike dhe gjendjes ortopedike, kemi fituar edhe hapësirën indikative të angiopatisë së diabetikëve. Këso pacientë, në tretmanin fizik tek ne, i rekomandon komisioni kompetent i Ministrisë së Shëndetësisë”, thotë dr Savov.

Duke folur rreth procedurës së mëtutjeshme, dr Savov thotë se ata të cilët dëshirojnë të vijnë në Banjë të Bujanocit, është e nevojshme që sëpari t`i drejtohen këshillit për diabet pranë shtëpive të shëndetit. Pastaj, dujet që ta bëjnë doplerin e enëve të gjakut dhe të bëjën konsulltime tek kirurgu vaskular. Kur të gjitha këto t`i mbledhin në komision i cili i drejton në Spitalin Specialistik, ku në tretmanin fizikal i kalojnë gjithsej 21 ditë. Në këtë kanë të drejtë një herë në vit.

Përveç këtyre 130 të akomoduarve në këtë institucion mjekësor, në mënyrë ambulante çdo ditë kujdesen edhe rreth 200 pacientë për 20 deri 30 përqind më shumë për dallim në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Në këtë stacion për shërim, rreth harxhimeve të Fondit Republikan të Sigurimit Shëndetësor të Serbisë, në Spitalin Special të Banjës së Bujanocit çdo ditë janë dhjetë pacientë me komplikime vaskulare të sëmundjes së sheqerit nga territori i Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues