Arkiva e lajmeve
                   

NË 9 LOKACIONE NË KOMUNËN E BUJANOCIT GJENDEN FUSHAT E MINUARA

28. prill 2017.

Bujanoc – Në disa zona të caktuara të territorit të Bujanocit edhe më tej kanoset rreziku prej mjeteve të altilerive të paeksploduara (NUS) të mbetura nga koha e bombardimeve të NATO-s dhe konfliktit të armatosur të ish UÇPMB-ës dhe forcave shtetërore të sigurisë.

Megjithatë deri më tani janë pastruar 13 lokacione, sipas fjalëve të Ali Asllanit, kryeshefit të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të komunës së Bujanoc, egzistojnë edhe nëntë vende të pasigurta në hapësirën e komunës.

„Deri më tani gjashtë lokacione janë pastruar nga bombat kasetore, ndërsa shtatë nga minat kundërkëmbësorike. Megjithatë, ka ende. Qendrës për Deminim i kemi paraqitur lokacionet në Luçan, Brisiq, Ravna Buç, Gjorgjevcë, Borovcë, Konçul, Muhaxhir të Breznicës (Përroi i Ngushtë), Topolska Rida në Kodrën e Turisë dhe një në Livadhin e Nehatit”, thotë Asllani dhe fton në kujdes maksimal dhe shmangjen e lëvizjeve në zonat me NUS të regjistruara.

Asllani në seancën e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme ka njoftuar anëtarët që momentalisht shqyrtohet plani për largimin dhe eleminimin e mjeteve të locuara eksplozive.

Në këtë seancë janë miratuar edhe propozimet e vendimit mbi emërimin e anëtarëve të dymbëdhjetë komisioneve dhe ekipeve profesionale dhe operative të këtij shtabi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues