Arkiva e lajmeve
                   

NDRYSHIMI I PUSHTETIT NË PRESHEVË:SHQIPRIM ARIFI PËRSËRI KRYETAR I KOMUNËS SË PRESHEVËS

14. prill 2022.

Bujanoc-Beograd- Shefi i Alternativës për ndryshim, Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i komunës së Preshevës, pas shkarkimit të Ardita Sinanit (PVD) , nga ajo pozitë.

Për Arifin kanë votuar 20 këshilltarë të partisë së tijë dhe Lëvizjes për reforma , të cilët e përfaqësojnë shumicën e qeverisjes së re.

Nga maji i vitit të kaluar deri në këtë seancë në pushtet ishin koalicioni i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) i Shaip Kamberit, Partia demokratike shqipëtare(PDSH) Ragmi Mustafa dhe Lëvizja për Reforma LRe, e cila tashmë është në aleancë me Alternativën në Preshevë.

Arifi është zgjedhur kryetar në vitin 2016 dhe 2018, ndërsa komunën e ka udhëhequr deri në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Burimet: Bujanovaqke, Trupi Koordinues