Arkiva e lajmeve
                   

NDRYSHIMI I KOMUNIKACIONIT NË PJESËN E HERUDHËS NISH-PRESHEVË

18. prill 2016.

Nish, Preshevë – Prej 18 prillit, komunikacioni i realicionit hekurudhor Nish-Preshevë do të ndryshohet përshkak të punimeve në rekonstruktuimin dhe modernizimin e pjesës: Vinarc-Gjorgjevë, Vrajska Banjë-Ristovc dhe Bujanoc-Bukuroc, është theksuar në njoftimin e ndërmarrjes “Serbia Voz”.

Trenat ndërkombëtar të cilët përkohësisht nuk do të udhëtojnë në realicionin Beograd-Preshevë-Beograd janë: trenat nga Beogradi për Selanik në ora 18:50, nga Selaniku në Preshevë 18:30, nga Beogradi për Shkup në ora 7:35 dhe nga Shkupi për Beograd në ora 8:20.

Udhëtarët mund të udhëtojnë nga Beogradi deri në Nish me trenin për Sofje, i cili niset në ora 7:35.

Trenat lokal të udhëtarëve të cilët përkohësisht nuk do të udhëtojnë janë: nga Nishi për Preshevë në ora 15:50, nga Presheva për në Nish në ora 20:05 dhe nga Ristovci për Nish në ora 10:55.

Trenat të cilat do të ndryshojnë qarkullimin janë:

-Trenat lokal të udhëtarëve nga Kryqi Kuq për Ristovc në ora 07:04, nga Nishi për Preshevë në ora 03:35 dhe 19:32, të cilët do të udhëtojnë vetëm deri në Leskoc.

- Trenat lokal të udhëtarëve nga Presheva për Kryq të Kuq në 02:50 do të nisen nga Leskoci 05:20 dhe treni nga Presheva për Nish në 08:15 do të niset nga Leskoci në ora 10:48.

Trenat tjetër do të udhëtojnë sipas terminit të vlefshëm të udhëtimit.

Punimet në pjesët e përmendura nuk do të kryhen në sezonën verore, kështu që trenat ndërkombëtar do të udhëtojnë në rrugën e tërë transportuese, thuhet në komunikatë.

Burimi: Tanjug, Blic dhe Trupi Koordinues