Arkiva e lajmeve
                   

NDRIÇIM I RI NË BUJANOC

19. nëntor 2019.

Bujanoc – Vendosja e ndriçimit led filloi në Bujanoc, e vendosur së pari në rrugën Kralj Milutin, pjesa e Josif Janjiqit dhe disa rrugë rreth rrugës kryesore, të cilat kishin mbetur për në fund.

Do të vendosen gjithsej 900 ndriçuese, si dhe një sistem i ri menaxhimi, ndërsa sipas Rahim Salihi, kryeshefit komunal  për zhvillim dhe investimeve, i gjithë projekti vlen 44 milion dinarë pa TVSH, 18 milion prej të cilave është nga EUPro-a, ndërsa pjesa tjetër financohet nga buxheti.

"Duke instaluar ndriçim të ri, përveç që qyteti do të jetë më i ndritshëm dhe më i mirë, do të kursejmë 40 përqind, shumë e cila nuk është e vogël, kur e dimë se paguajmë 20 milion dinarë EPS-it në vit për shpenzimet e ndriçimit", thotë Salihi.

"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Bujanocin një vend të bukur për të gjithë ne për të jetuar," tha Salihi, duke shtuar se edhe qytetarët mund të ndryshojnë shprehitë e tyre.

"Secili prej nesh, kur shkon në një qytet tjetër edhe shpuzën e cigarës e hedh në shportë, ndërsa kjo gjë që nuk ndodh këtu", përfundon Salihi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues