Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMË PROFESIONALE NGA ODA EKONOMIKE E SERBISË (PKS) PËR FITIMIN E SUBVENSIONEVE NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

21. korrik 2015.

Ekipi profesional i Odës Ekonomike të Serbisë përgadit sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sipërmarrësit dhe kooperativat bujqësore për paraqitjen në konkurs për subvensionimin e shoqërive ekonomike në pronësi private në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në konkursin i cili zgjat prej datës 7 e deri më 30 korrik, të cilin e implementon Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sipërmarrësve do t`iu jenë në gadishmëri ekipi profesional i PKS-së (Odës Ekonomike të Serbisë), i cili do të iu ndihmoj që në mënyrë sa më kualitative përgaditjen e dokumentacionin konkurues. Anëtarët e grupit do të përgjigjen në pyetjet e sipërmarrësve përmes telefonit dhe e-mailit, ndërsa më 21 dhe 22 korrik, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Rajonale të Leskocit, do të organizohet edhe ndihma profesionale në terren.
 

Subjektet ekonomike të cilat i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të llogarisin në bashkë-finansim me rastin e blerjes së paisjeve dhe maqinave me 70%, nësë bëhet fjalë për shoqëritë e vogla ekonomike ose kooperativat bujqësore, apo 60 përind nëse bëhet fjalë për shoqëritë e mesme ekonomike. Kusht është që kandidatët të jenë të regjistruar më sëpaku dy vite në territorin e këtyre tri komunave, të kenë më së paku dy të punësuar dhe të mos jenë të ngarkuar me bllokadë apo vështirësi në ushtrimin e biznesit.

Për realizimin e programit nga buxheti janë ndarë më shumë se 48 milion dinarë, dhe atë rreth 18 milion për Preshevë, për Bujanoc 2,5 milion dhe 10 milion për Medvegjë.

Burimi: Oda Ekonomike e Serbisë dhe Trupi Koordinues