Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMË NË BALLAFAQIMIN ME PROBLEMET

10. gusht 2011.

Programi  „ Ruajtja e paqës dhe zhvillimi lokal gjithpërfshirës“ (PBILD) është një program i përbashkët i KB-së në jugun e Sërbisë, të cilin e realizon Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP), si agjension drejtues në program, Fondi i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), Programi i Kombeve të Bashkuara për vendbanime të njerëzve (UNHABITAT), Komisioneri i Lartë  i Kombeve të Bashkara për refugjat (UNHCR), Organizata ndërkombëtare e punës (ILO) dhe Organizata ndërkombëtare  për  migrim (IOM). Agjensionet e KB-së bashkpunojnë me të gjitha komunat e Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, me Qeverinë e Sërbisë si dhe me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Zyrën e mbrojtësit të qytetarëve dhe me Komesarijatin për refugjat.

PBILD programi do ti ndihmojë Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës në ballafaqimin me problemet aktuale të punësimit,duke përfshirë edhe problemet lidhur me zhvillimin profesional dhe përshtatjen e kurrikulumeve shkollore.

Ekipi i PBILD, i cili punon nga Zyra e KB-së në Bujanoc, përbëhet nga 14 antarë, të cilët janë të angazhuar nga secila prej gjasht agjensioneve partnere të KB-së. Ekipi punon si „Një KB“, pranë të cilët secili agjension është përgjegjës për të kryer aktivitetet për të cilat janë të specializuar. PBILD programi është i vlefshëm tetë milion dollarë, dhe finansohet nga  pesë donatorë të mëdhenj ndërkombtarë:  Fondi spanjollë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Norvegjia dhe UNDP. Programi zbatohet në Sërbinë jugore në periudhën nga viti 2009-2012.