Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMË MË TË RREZIKUARËVE

9. korrik 2009.

Trupi Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka ndarë një shumë prej gjashtë milionë dinarë për ndihmë emergjente personave me nevoja të posaqme, nënave-mbajtëse të familjes dhe fëmijëve të paprindë. Transferimi i pjesës së parë të mjeteve nga një milionë dinarë për qdo komunë, do të realizihet deri në gjysmën e shtatorit kurse, nga një milionë dinarë të mbetura, secila komunë do t’i marrë në tremujorin e fundvitit.

Para se t’i marrin këto mjete, komunat janë të obliguara të formojnë komisionet për ndarjen e mjeteve, në të cilat Shërbimi i Trupit Koordinues do të ketë një përfaqësues të tijë. Komisioni do të publikojë konkurse dhe do të formulojë listën e personave të cilët do të jenë përfitues të ndihmës emergjente.

Trupi koordinues ka ndërmarrë këtë hap pasiqë në këtë krizë të rëndë ekonomike më së tepërmi pësojnë komunat e pazhvilluara, ndërsa pasojat e sajë të parët i përjetojnë banorët që kanë kushte më të rënda sociale në këto komuna.

I tërë procesi, i cili është transparent dhe i paanshëm, do të përfundojë atëher kur komisionet komunale të dërgojnë dokumentacionin e konkursit dhe vendimin e shpërndarjes së ndihmave emergjente sipas të cilit Shërbimi i Trupit Koordinues do të t’i përcjell mjetet për ndihmë më të rrezikuarve në llogaritë e këtyre komunave.