Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMA E NJËHERSHME NGA BUXHETI I KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR 832 STUDENTË

20. prill 2017.

Bujanoc – Drejtoria për Veprimatari Shoqërore e komunës së Bujanocit ka publikuar në faqen e komunës listën e studentëve të ciëlt kanë fituar ndihmën e njëhershme financiare për vitin shkollor 2016/2017.

Për këtë qëllim nga buxheti komunal janë nadrë 10 milionë dinarë, ndërsa këtë ndihmë e kanë fituar 832 studentë.

Afati për ankesë në këtë vendim është tetë ditë, gjegjësisht deri më 26 prill të këtij viti.

Bursat ndahen për studentët të cilët kanë vendbanim në territorin e komunës së Bujanocit.

Kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet përveç lutjes është dashur që të dorëzojnë letërnjoftimin e lexuar në mënyrë elektronike, fotokopjen e letërnjoftimin apo çertifikatën mbi vendbanimin, vërtetimin që për herë të parë kanë regjistruar vitin e studimeve në vitin 2016/2017, vërtetimin për vlerësimin mesatar prej 4.50 deri 5.00 në shkollën e mesme për studentët e vitit të parë dhe vërtetimin mbi vlerësimin mesatar gjatë studimeve për kandidatët tjerë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues