Arkiva e lajmeve
                   

NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME SHANSI TË REJA

9. dhjetor 2014.

Bujanoc – Në vendet e zhvilluara fabrikat e vogla dhe familjare përbëjnë 70 përqind të ekonomisë, ndërsa në Serbi vetëm dhjetë përqind. Megjithatë, kur nuk ka punë në ndërmarrjet shoqërore dhe as në firmat e finansuara buxhetore, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla bëhen shanse. Në Bujanoc kësisoj ndërmarrje, me ndihmën e subvensioneve kanë arritur për dy vite t`i punësojnë 148 punëtorë.

Ndërmarrja „Stenmik“, në Lilancë të Bujanocit, merret me prodhimin e betonit sezonal. Kjo ndërmarrje planifikon që t’a zgjëroj prodhimin dhe të punosojë punëtorë të rinj.

„Kemi vendosur që të konkurojmë për zgjërimin e programit, rrespektivisht për prodhimin e mobiljeve, ku mund të punohet tërë vitin”, ka thënë Sonja Mlladenoviq, përfaqësuese e firmës „Stenmik“.

Sipas të dhënurave të Odës Ekonomike në Bujanoc, prej 216 ndërmarrjeve, tetë janë të mesme, dy të mëdha, ndërsa tjerat janë të vogla, të cilat merren me veprimtari të ndryshme. Për ndërmarrësit sikur se Millanoviqi nga Lopardinca, i cili që 12 vite prodhon gypa prej betoni, pllaka dhe tulla, problemi më i madh është pagesa.

„Biznesi në këtë kohë është i vështirë, sepse nuk mund shumë të prodhohet, ndërsa pagesa është problemi më i madh“, thotë Bojan Millanoviq nga d.o.o. Gjore.

Në Bujanoc, 16 ndërmarrje presin privatizimin. Punë nuk ka as në sektorin ku finansohet nga buxheti, për atë ndërmarrjet e mesme dhe të vogla janë mundësi të reja. Ndërmarrësit të cilët nga shteti, përmes Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë fituar subvensione për blerjen e paisjeve, kanë zgjëruar prodhimtarinë dhe kanë pranuar punëtorë të rinj.

„Në vitin 2012, 2013 dhe 2014, përmes këtyre programeve janë punësuar 148 punëtorë“, thotë Nagip Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit.

Pesëmbëdhjetë firma të mesme dhe të vogla nga Bujanoci, kanë fituar 36 milionë dinarë. Për obligim e kanë që t’i punëosojnë mësëpaku 69 banorë, të avansojnë biznesin dhe të bëhen konkurent në treg.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues