Arkiva e lajmeve
                   

NATO TRAJNON USHTARËT SERB NË BUJANOC

16. tetor 2019.

Bujanoc- Një grup ekspertësh ushtarakë të NATO-s kanë mbërritur në Serbi, ku do të zhvillojë fazën e fundit të një procesi trajnimi për Forcat e Armatosura Serbe, bazuar në modulin e tij të trajnimit, të quajtur Koncepti i Aftësive Operacionale - Vlerësimi dhe Raportimi” në Bazën Jug pranë Bujanocit, njoftoi Zyra e NATO-s për bashkëpunim me Beogradin.

Programi do të zhvillohet këtë javë dhe qëllimi është ta shpallim kompaninë inxhinierike, si njësinë e katërt të Forcave të Armatosura Serbe, të jetë plotësisht e aftë të operojë sipas standardeve dhe procedurave të NATO-s.

Këto standarde dhe procedura njihen nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në operacionet e tyre paqeruajtëse. Kontributi i Serbisë në këto misione vlerësohet shumë.

"Koncepti i Kapaciteteve Operacionale - Vlerësimi dhe Raportimi" është një mekanizëm nën Partneritetin për Paqen, në të cilin Serbia është ndër pjesëmarrësit më aktivë dhe përmes së cilës forcat e armatosura të vendeve partnere të NATO-s trainohen dhe vlerësohen në përputhje me standardet e asaj aleance ushtarake.

Ky proces mundëson rritjen e aftësive operacionale të partnerëve të NATO-s, përfshirë Serbinë, përmes një bashkëpunimi të ngushtë ushtarak me NATO-n.

Si rezultat i programit "Aftësitë Operative - Vlerësimi dhe Raportimi", tre njësi të Ushtrisë Serbe deri më tani janë çertifikuar plotësisht të trajnuar për të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

Ky mekanizëm shërben si një kornizë e rëndësishme për stërvitjet e përbashkëta dhe llojet e ndryshme të trajnimeve për trupat serbe dhe NATO.

Ky mekanizën shërben si kuadër i suksesshëm i bashkëpunimit të zhvilluar midis Serbisë dhe NATO-s dhe kontribuon në forcimin e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe, tha Zyra Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd.

Burimi: Sputnjik, Jugmedia dhe Trupi Koordinues