Arkiva e lajmeve
                   

NATALITETI NË JUGUN E SERBISË NË RËNIE PËRSHKAK FRIKËS NGA VARFËRIA

11. mars 2016.

Leskovc, Vrajë – Deri tek rënia drastike e natalitetit në jugun e Serbisë vije përshkak se çiftet  e reja të martuar frikohen nga harxhimet shtesë të cilat arrijnë me anëtarin e ri të familjes, gjë që është theksuar në anketën e realizuar në portalin Jugmedia.

Në pyetjen “Përse nataliteti bie në mënyrë drastike në jugun e Serbisë”, 68 përqind e pjesëmarrësve të anketës kanë theksuar se arsye është mungesa e të hollave për përkujdesin e fëmijëve.

64 përqind e pjesëmarrësve kanë thënë se si arsye është frika e obligimeve, ndërsa si arsye tjera janë krejt jorelevante.

Në vendin e tretë si arsye ceket varfëria, në një përqindje prej 26 përqind të pjesëmarrëve të anketë.

Vetëm 6 përqind e pjesëmarrësve mendojnë që nuk egziston dëshira për të bërë prind, ndërsa 5 përqind e tyre si arsye e cekin vonesën e martesës.

Kjo anketë është realizuar në kuadër të projektit „Të kthehen lindjet në jug“, të cilën financiarisht e përkrah Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues