Arkiva e lajmeve
                   

NADRJA E DIPLOMAVE PËR NDJEKËSIT E SHKOLLËS SERBE

26. qershor 2014.

Ndjekësve të Shkollës Gjuhës Serbe për të rinjët e komunitetit shqiptar nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës janë ndarë diploma në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës Vuk Karaxhiq në Bujanoc. Ndjëkësve nga këto dy komuna diplomat janë ndarë nga profesori Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Bajram Fejzullahu kryeshef për veprimtari shoqërore në komunën e Bujanocit, Kujtim Ismaili anëtar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Millica Gjorgjeviq profesoresh e gjuhës sërbe dhe Nernime Aliu-Ademi asistene e profesoreshës së gjuhës serbe.

Me rastin e ndarjes së diplomave, profesor Stankoviq ka inkurajuar të rinjët e komunitetit shqiptar që të vazhdojnë që t’i forcojnë njohurit të cilat i kanë arritur dhe ka shtuar se Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues do të përpiqen ashtu që të rinjëve nga ky territory t’i mundësohet dhe sigurohet një e ardhme më e mirë. Në periudhën nga tetori i vitit 2013 e deri në maj të 2014, të rinjët nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës me rregull kanë ndjekur orët e gjuhës serbe të cilët i ka organizuar Shërbimi i Trupit Koordinues me ndihmës e Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Gjat shtatë muajve njohurit e tyre i kanë treguar në testet ku testi i fundit është mbajtur në maj të këtij viti, në bazë të cilët janë ndarë diplomat të cilat argumentojnë rreth njohurive të arritura të tyre nga gjuha serbe. Pas mbarimit të Shkollës së Gjuhës Serbe, të rinjët shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci mund më lehtë t’i përdorin mundësitë të cilat i ofrohen, ndërsa për përdorimin e këtyre mundësive është e nevojshme njohuria e shuhës serbe.

Ky është viti i dytë që Shërbimi i Trupit Koordinues organizon falas Shkollën e Gjuhës Serbe me ndihmën e ambasadës së Britanisë së Madhe.

Burimi: Trupi Koordinues