Arkiva e lajmeve
                   

MUNDËSI TRAJNIMI PËR NXËNËSIT NË "GEOX"

29. qershor 2018.

Vranjë- Fabrika më e madhe italiane e këpucëve "Geox" në Vranjë së shpejti mund të fillojë për të trajnuar nxënësit e shkollave të mesme nga rrethi i Pçinjës për të prodhuar këpucë.

Pak më shumë se dy vjet më pare „Geox” hapi repartin në Vranjë në të cilën punojnë 1.200 punëtorë të cilët prodhojnë këpucë për konsumatorët në Nju Jork, Paris, Londër dhe metropolëve tjera botërore.

Praktika në fabrikën e Vranjës "Geox", që do të zhvillohet sipas parimit të arsimit të dyfishtë ishte një nga temat e takimit të pronarit të kësaj kompanie Maria Moretije Polegate dhe kryetarit të Vranjës Sllobodan Millenkoviq në të cilën Polegato i ofroi nxënësve për të mësuar se si të prodhojnë „këpucë që merr frymë”.

Polegato  tha se është planifikuar zgjerimi i kapaciteteve ekzistuese të fabrikës në Vranjë por do të varet nga nevoja në tregun botëror. Kompania "Geox" prodhon në vit  20 milionë këpucë për burra, gra dhe fëmijë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues