Arkiva e lajmeve
                   

MPB: PASIVIZIMI I ADRESËS SË VENDBANIMIT ZBATOHET NË PËR TË GJITHË QYTETARËT

22. prill 2015.

Vranjë, Bujanoc, Preshevë – Gjatë vitit 2014 në selinë e Administratës Policore në Vrajë, si dhe në njësit organizative të saj, janë miratuar gjithsej 264 vendime mbi pasivizimin e adresë së vendbanimeve, po për aq persona.

Administrata Policore në Vrajë nuk posedon të dhëna rreth asaj se sa shqiptarë, serbë dhe pjesëtar të komuniteteve tjera, kanë vendime mbi pasivizimin e adresës së vendbanimit. “Pasivizimi i vendbanimit” është i rregulluar me Ligjin mbi Vendbanimin dhe Vendqëndrimin e qytetarëve, i cili ka hyrë në fuqi më 29.11.2011.

 “Në përputhje me Nenin 18, të Ligjit të cekur, me kërkes të gjykatës, organit të administratës shtetërore, organit tjetër apo organizatës, si dhe personit tjetër fizik apo juridik, organi përkatës kryej verifikimin e fakteve të qëndrimit të përhershëm, në adresën në të cilën qytetari e ka paraqitur vendbanimin. Po nëse vërtetohet se nuk banon në adresën në të cilën e ka paraqitur vendbanimin ose nëse vërtetohet se me rastin e paraqitjes së vendbanimit i ka dhënë të dhënat e pa vërteta, organi kompetent sjell vendim me të cilin pasivizohet adresa e vendbanimit”, thuhet në shpjegimin e policisë.

Në përputhje me këto, njësitë organizative të MPB kryejn verifikimin se a jeton qytetari në adresën në të cilën e ka të paraqitur vendbanimin.

Po nëse vertetohet se qytetari nuk jeton në adresën ku e ka paraqitur vendbanimin, sillet vendim me të cilin pasivizohet adresa e vendbanimit dhe urdhëron qytetarin që në një afat prej tetë ditësh prej ditës së pranimit të vendimit të kryej paraqitjen e vendbanimit në adresën ku me të vertetë jeton. Në vendimin e cekur, qytetari mund të paraqes ankesë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas përfundimit të vendimit mbi pasivizim të vendbanimit, në evidencën e Ministrisë së Puënve të Brendshme shënohet se qytetari nuk jeton në adresën e vendbanimit të paraqitur.

Është e nevojshme që qytetari pas pasivizimit të vendbanimit, t’a paraqes adresën saktë në të cilën  jeton. Kjo do të thotë se për kërkesën e qyetetarit për nxjerrjen e dokumenteve mund të vendoset atëherë kur qyetari e paraqet adresën e saktë të vendbanimit.

Administrata Policore e Vrajës ka deklaruar se “Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë rregullat nga fusha e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qyetarit i zbaton në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë, pa marrë parasysh në përkatësinë nacionale, fetare apo ndonjë tjetër përkatësie, dhe se pasivizimi bëhet vetëm nëse qytetari nuk jeton në adresën në të cilën i’u është paraqitur vendbanimi, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale”.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues