Arkiva e lajmeve
                   

MPB:DORËZIMI I ARMËVE PA PASOJA

8. maj 2023.

Bujanoc - Beograd - Ministria e punëve të brendshme e Serbisë ka ftuar qytetarët që posedojnë armë të paregjistruara që nga sot deri më 8 qershor të këtij viti, nga ora 07:00 deri në 19:00, t'i dorëzojnë ato në stacionin më të afërt policor.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit që dorëzojnë armët e paregjistruara nuk do të mbajnë përgjegjësi penale, nuk do të kenë pasoja dhe nuk do të duhet të tregojnë origjinën e armëve.

Thirrja vlen për të gjitha llojet e armëve, automatike si dhe për çdo armë tjetër, mjetet e minave shpërthyese, pjesët e armëve dhe municionin që mbahen kundër ligjshëm nga qytetarët.

Burimi: Bujanovacke, Shërbimi i Trupit koordinues