Arkiva e lajmeve
                   

МОТRAT MEDICINALE MË TË MIRA NGA RRETHI I PÇINJËS

21. prill 2015.

Vrajë – Me rastin e Ditës së Motrave Medicinale, e cila shënohet me 12 maj, Shoqata e Punëtorëve Shëndetësor nga rrethi i Pçinjës i’u ka ndarë punëtorëve shëndetësor nga kjo zonë mirënjohje në formën shenjës së argjendë. Ndarja e mirënjohjeve për këtë vit është organizuar më herët në Kuvendin e Qytetit të Vrajës.

Dhuratën e argjendë e kanë fituar dhjetë anëtarë, ndërsa është ndarë edhe një faleminderim për rezultatet e arritura në punë. Shoqata e punëtorëve shëndetësor nga rrethi të Pçinjës ka gjithsej 880 anëtarë.

Këtë vit, çmimin e argjendë e kanë fituar edhe Branka Mihajlloviq dhe Arbnora Sadiku punonjëse në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Mirënjohjet i ka dorëzuar Radmila Neshiq, kryetare e Unionit të Shoqatës së Punëtorëve Shëndetësor të Republikës së Serbisë, e cila ka deklaruar se fituesit e çmimit të argjendë mund të konkurojnë edhe për mirënjohjen më të lartë të çmimit të artë, të cilin e ndanë Shoqata në nivel republikan.

„Fituesi i çmimit duhet të ketë rreth dhjetë punime shkencore, si edhe t`i kenë të arritura me punën e tyre në kolektiv. Është shpallur edhe konkursi zyrtar në ueb faqe, punënjonësit shëndetësor mund të kandidojnë vetë, ndërsa kandidojnë edhe organizatat punuese ose shoqatat“, ka deklaruar Neshiqeva.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues