Arkiva e lajmeve
                   

MOSZHVILLIMI ARMIKU I VETËM

28. janar 2015.

Bujanoc – Preshevë – Problemi më i madh në Bujanoc është hapja e vendeve të reja të punës, ka deklaruar zëdhënsi i kryetarit të komunës Stojança Arsiq, duke treguar se në qeverisjen lokale „kanë problem që t’ia mbjellin në mendjen e njerëzve se nuk do të ketë punësim në administratën komunale dhe në sektorin publik”.

„Tash e vetmja çka është reale është se egziston hapja e vendeve të reja në prodhim“, ka theksuar Arsiq dhe duke sqaruar se „prodhimi mbush buxhetin, ndërsa administrata vetëm e harxhon“.

Duke komentuar në pohimet e disa liderëve shqiptar se të rinjët ikin nga Bujanoci përshkak të shtetit, Arsiq ka konstatuar se të rinjet ikin edhe nga Kosova e Metohia dhe ka konstatuar se largohen edhe serbët, mirëpo jo në jashtë vendit, por në drejtim të Beogradit.

„Nuk është e rëndësishme a bëhet fjalë për shqiptarët, serbët, romët, të gjithëve kanë dëshirë që të vijnë deri tek vendi i punës, ai është qëllimi i tyre kryesor dhe prioriteti ynë momentalisht“, ka theksuar Arsiq.

Ai thekson se në Bujanoc ka resurse natyrore, përpos ujrave termal dhe Banjës së Bujanocit, mirëpo i duhet ndihma e shtetit në zhvillimin ekonomik, para së gjithash në tërheqjen e investitorëve. Në pyetjen se a mund bashkëpunimi me Kosovën e Metohinë dhe Maqedoninë të ndihmojë në zhvillimin ekonomik, Arsiq është përgjigjur se komuna  e Bujanocit ka tentuar që të krijoj bashkëpunim ekonomik me Odën Ekonomike  të Kosovës dhe Metohisë.  

„Sigurisht që ardhmëria e jugut të Serbisë, pjesës së Maqedonisë dhe Kosovës dhe Metohisë është në përfaqësimet e përbashkëta ndaj partnerëve dhe tregut të huaj“, thotë Arsiq.

Kryetari i komuës së Bujanocit, Nagip Arifi, mendon se moszhvillimi ekonomik “është i vetmi armik jo vetëm për shqiptarët, ashtu edhe për serbët, por edhe për Serbinë, Kosovën dhe Metohinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë”.  

 Të gjithë ata janë në pozitë shumë më të vështirë në dallim me shtetet perendimore, ka konstatuar Arifi, duke theksuar se njerëzit shikojnë jetë më të mirë, mu për këtë “ikin serbët dhe shqiptarët”.

 „Unë nuk pohoj, siç thonë disa se Qeveria e Serbisë asgjë nuk ka punuar. Prej vitit 2001, këtu shumë është punuar“, ka theksuar Arifi, i cili mendon se përsëri është bërë pak në fushën e zhvillimit ekonomik.

 „Ndahen mjete nga Trupi Koordinues për ndihmë të kompanive të mesme dhe të vogla për hapjen e vendeve të reja të punës, mirëpo këto mjete nuk janë të mjaftueshme“, ka vlerësuar Arifi, duke shtuar se investimet e huaja janë shansi më i madh.

 „Për fat të keq, ne nuk kemi asnjë ministër nga kjo anë, siç kanë të tjerët i cili do të lobonte për këto hapësira“, tha Arifi, duke treguar se „kjo nuk është e mirë, as për shqiptarët dhe as për serbët“, dhe kështu Qeveria do të duhej të jetë më shumë e kyçur.

Ai mendon se i gjithë rajoni ka para dispozita për zhvillim ekonomik, por nuk do të ketë ndonjë prespektiv për këtë deri sa nuk zgjidhen raportet mes Beogradit dhe Prishtinës.  

„Kufiri në mes Serbisë dhe Kosovës dhe Metohisë duhet të hapet për ekonomin ashtu që njerëzit të fillojnë t`i prezentojnë prodhimet e veta edhe nga njëra anë edhe nga tjetra“, theksoi Arifi.

Për kryetarin e komunës së Preshevë, Ragmi Mustafën, problemi shtesë është papunësia, e cila me vite është 70 përqind. Ai mendon se të gjitha qeveritë e Beogradit deri më tani kanë qenë të pa interesuara për zhvillimin ekonomik të këtij territori.

Mustafa rikujton planin për ndërtimin e zonës industriale me hapsirë prej 16 hektarësh, për të cilin plan nuk ka ardhuar asnjë dinarë, “edhe pse disa ministra të mëparshëm  kanë premtuar mbështetje serioze”.

 Kryetari i Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq thotë se duhet “të gjitha forcat të bashkohen” dhe të caktohen prioritet dhe mundësi  biznesi të kësaj pjese të Serbisë.

„Të definohet qëllimet e qarta nga të cilat do të kalojnë realizimet konkrete. Po nëse nuk ka, kjo do të mbetet vetëm tregim pa rezultate dhe ndihma konkrete, jo vetëm të shtetit por edhe të strukturave politke“, ka thënë Stankoviq.

Kryetari i Odës Ekonomike Rajone të Leskocit e cila përfshin rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës, Goran Joviq, konstanton se këto tri komuna janë në gjendje mjaft të rëndë dhe s si dritë të vetme e sheh ndërtimin e Koridorit 10.  

 „Kemi punësim më të mirë të banorëve lokak në ndërtimin e Koridorit 10, çka nuk mund të paraqes ndihmë më të madhe, por përsëri është njëfar shansi“, mendon Joviq.

 Ai nuk sheh ndonjë mundësi më të madhe për ndihmë në jugun e Serbisë, “përveç përmes fondeve dhe zvogëlimit të shkallës së interesit për këto pjesë të Serbisë”.

 Oda Ekonomike Rajonale e Leskocit ka hapur zyrën në Bujanoc, për t’i ndihmuar ndërmarrësve që të krijojnë kontakte dhe bashkëpunim me ndërmarrësit tjerë në Serbi dhe rajon.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues