Arkiva e lajmeve
                   

MLEDHJA E PARË E KUVENDIT KOMUNAL NË BUJANOC

23. mars 2017.

Bujanoc – Në Bujanoc dje është mbajtur mbledhja e parë e Kuvendit Komunal në të cilën janë miratuar Raporti i Punës së Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit për vitin 2016, si edhe Raporti i Punës së Avokatit Publik të Komunës dhe Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal për vitin e kaluar.

Këshilltarët kanë miratuar edhe propozimin e Vendimit mbi taksën e transportit të udhëtarëve në territorin e komunës së Bujanocit e cila parasheh kushtet e posaçme të cilat transportuesi duhet t`i plotësoj karakteristikat e taksave të transportit dhe mënyrën e realizimit të transportit të taksive në territorin e komunës së Bujanocit.

Në bazë të këtij vendimi, personat juridik dhe sipërmarrësit janë të detyruar që tek Reparti për Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik Lokal të ndryshohen taksat egzistuese të lejës për automjetet dhe të vozitësit e punësuar në afat prej 60 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të saj.

Këshilltarët kanë miratuar Propozim Programin e shfrytëzimit të mjeteve të dedikuara të Fondit buxhetor të mbrojtjes së mjedisit jetësor për vitin 2017.

Në kuadër të programit është paraparë që mjetet në vlerë prej 500.000 dinarëve për projektet për monitorimin e mjedisit jetësor në territorin e komunës së Bujanocit, mjetet preventive dhe programet rehabilituese në vlerë prej 500.000 dinarëve, programet edukative në vlerë prej 300.000 dinarëve, për programet e sanimit të deponive të egra në vlerë prej 1.400.000 dinarëve, ndërsa për informim dhe publikimin e të dhënave rreth gjendjes dhe kualitetit të mjedisit jetësor do të ndahen 300.000 dinarë.

Të gjitha këto mjete janë ndarë për këto qëllime me një vlerë prej tre milionë dinarëve.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues