Arkiva e lajmeve
                   

MJETET E PAKTHYESHME PËR SERRA NGA MINISTRIA E BUJQËSISË

20. prill 2017.

Beograd – Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor ka sjellur Rregulloren mbi stimulime për investimet në pronësinë fizike të amvisërive bujqësore për blerjen e makinave, pajisjeve të reja dhe kafshëve kualitative për mbarështim për avansimin e prodhimit primar bujqësor.

Me këtë rregullore në mënyrë të ngushtë caktohen llojet e stimujve për ndihmën e programeve të cilët i përkasin avansimit të konkurencës përmes stimujve për investim në pronësi fizike të amvisërive bujqësore për blerjen e makinave dhe pajisjeve të reja dhe kafshëve kualitative për mbarështim, kushtet dhe mënyra e realizimit të drejtave për stimuj, si edhe formularët e kërkesave dhe vlera maksimale e stimujve për një shfrytëzues.

Prodhimi primar i kulturave bimore përfshin prodhimin: e grurit; bimëve industriale; bimëve aromatike dhe shëruese; perimeve; pemëve; rrushit dhe luleve.

Mjetet stimuluese mund të fitohen për: konstruktimin e serrave shumëvjeçare, me foli shumështresore për mbulimin e serrave, folitë për hijezim dhe parandalim të humbjes së nxehtësisë, rrjetit për hijezimin e objekteve, pajisjeve për ventillim, ftohje dhe ngrohje të hapësirës, sistemit të ujitjes për mundësinë e plehërimit dhe lagështin e hapësirës mikro spërkatëse, pajisje për hulumtimin e parametrave të hapësirës mbrojtëse, instrumentet për matjen e nivelit të dioksidit të karbonit në hapësirën e mbyllur, instrumentet për matjen e temperaturës dhe lagështisë së tokës, substratit dhe ajrit, instrumentet për matjen e përçushmërisë elektronike të ujit dhe tretjes së lëndës ushqyese, instrumentit për matjen e aciditetit të tokës dhe substratit.

Rregulloren komplete, kërkesën dhe listën e dokumenteve të cilat dorëzohen për qëllim të arritjes së drejtave në stimulime, mund ta merrni në këtë adresë: http://subvencije.rs/oprema-i-mehanizacija/bespovratna-sredstva-za-plastenike-ministarstva-poljoprivrede-u-2014-oj-godini/

Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe Trupi Koordinues