Arkiva e lajmeve
                   

MJETET E NDARA TË CILAT TRUPI KOORDINUES IA KA MIRATUAR KOMUNËS SË BUJANOCIT

24. prill 2018.

Bujanoc – Me vendimin e djeshëm të Kuvendit Komunal të Bujanocit, nga 112.566.690 dinarë, të cilat Trupi Koordinues i ka miratuar komunës së Bujanocit për vitin 2018, me shumë mjete janë ndarë për rikonstruktuimin e rrugës lokale nga ish “Integrali” deri në hyrje të rrugës rajonale në fshatin Kërshevicë. Për këtë qëllim janë paraparë 24.146.676 dinarë.

Diçka më shumë të holla, gjithsej 24 milionë dinarë, do të investohen në asfalltimin e tetë rrugëve lokale në territorin e komunës së Bujanocit.

Nga mjetet e Trupit Koordinues do të harxhohen edhe 20 milionë dinarë për bashkëfinancimin e ndërtimit të rrugës rajonale Muhoc-Zarbincë, ndërsa në ndërtimin e shtratit të lumit të Tërnocit do të harxhohen 17,22 milionë dinarë.

Projekti i ardhshmë për nga shuma e vlerave të mjeteve financiare për stacionet transfere të Bujanocit, për të cilin janë planifikuar 13,4 milionë dinarë.

Nga 5 milionë janë ndarë për ndërtimin e zonës për këmbësor në pjesën e rrugës Karagjorgje Petroviq dhe për ndërtimin e hyrjeve të jashtme për stacionin transfer.

Nga mjetet e mbetura 3,8 milionë dinarë janë paraparë për ndërtimin e unazave rrugore.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues