Arkiva e lajmeve
                   

MJETE TË PAKTHYESHME PËR ZHVILLIMIN INOVATIV TË PRODHIMEVE, SHËRBIMEVE DHE TEKNOLOGJISË

20. nëntor 2019.

Në Odën ekonomike të Sërbisë janë prezantuar  programet e Fondit për veprimtari inovative  - Programit të zhvillimit të hershëm dhe Programit të bashkëpunimit  të shkencë dhe ekonomisë, i cili parashikon dhënien e granteve për zhvillimin e produkteve , shërbimeve dhe teknologjive inovative. Konkursi për pjesëmarrje në programe është i hapur deri më 31 dhjetor.

Më 10 tetor, fondi  Inovativ shpalli ftesë publike për grante për zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe teknologjive inovative përmes Programit të yhvillimit të hershëm dhe Programit të bashkëpunimit shkencë dhe ekonomi. Aplikimet për të dy programet dorëzohen përmes portalit të Fondit deri më 31 Dhjetor, dhe i gjithë dokumentacioni i kërkuar është në dispozicion në faqen e internetit të Fondit.

Në kuadër të Programit të zhvillimit të hershëm, Fondi mund të ndajë deri në 80,000 € për projekt, ndërsa për programe mundë të paraqiten ndërmaje  mikro dhe të vogla të themeluara në Serbi,  me pronësi private të vëndit  dhe jo më të vjetër se pesë vjet.

Për herë të parë, skuadrat mund të paraqesin një kërkesë, e cila do t'ju kërkohet të regjistrojë një kompani vetëm nëse projekti i tyre miratohet për financim. Financimi i dhënë nga Fondi mbulon një maksimum prej 70 përqind të totalit të kostove të pranueshme të projektit, në kohëzgjatje deri në 12 muaj.

Për mes programit të bashkëpunumit  shkencor dhe  të biznesit ndahet mbështetja financiare deri në 300,000 € për një projekt, dhe përfituesit janë konsorciumet të së paku një ndërmarrje private mikro, të vogël ose të mesme të themeluar në Serbi dhe një organizatë kërkimore publike e akredituar si organizat kërkimore shkencëore

Mbështetja u mundëson konsorciumeve të realizojnë projekte të përbashkëta për të krijuar produkte, shërbime, teknologji dhe procese teknologjike me vlerë të lartë përmes hulumtimit dhe zhvillimit të aplikuar. Financimi i dhënë nga Fondi mbulon shumën në maksimum prej 70 përqind të totalit të kostove të pranueshme të projektit për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, ose 60 përqind për ndërmarrjet e mesme. Projektet mund të zgjasin deri në 24 muaj.

Për këtë ftesë publike ështe siguruar  një shumë prej 6 milion euro brenda buxhetit të Republikës së Serbisë, nga ndarja e Ministrisë së arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, ndërsa përmes "Projektit të avancimit të konkurrencës dhe të Punësimit" (sipas Marrëveshjes së Huasë midis Republikës së Serbisë dhe Bankës botrore).

Përmes Fondit për veprimtari inovative , 18.6 milion € u aprovuan  122 projekte të zhvillimit të inovacionit, 330 kuponë inovativ dhe 23 projekte të transferimit të teknologjisë. Më shumë se 1,450 aplikacione për projekte inovative u dorëzuan.

Burimi: Poslovno jutro dhe Trupi koordinues