Arkiva e lajmeve
                   

MJETE TË PAKTHYESHME PËR KOOPERATIVAT BUJQËSORE

18. korrik 2019.

Kabinetit i ministrit pa portofol i ngarkuar për zhvillim rajonal dhe punën e kompanive publike ka shpallur konkurs  për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme të kooperativave bujqësore në Serbi.

Ky është një program për mbështetjen e zbatimit të masave të zhvillimit rajonal përmes pjesëmarrjes së shtetit në stimulime ekonomike dhe financiare për kooperativat në vitin 2019 në të gjithë vendin.

Në shpalljen theksohet se konkursi i referohet kooperativave në  rrethin  e Jabllanicës, Pçinjës, Nishavës, Topllicës, Pirotit dhe KA Kosovës dhe Metohisë

Objektivat specifike që duhet të arrihen përmes këtij programi të financimit përfshijnë krijimin e kooperativave në fushat ku ato nuk ekzistojnë, përmirësimin e prodhimit të lëndëve të para për rritjen e prodhimit të qumështit, mishit dhe frutave, si dhe për pajisjen teknike dhe teknologjike të kooperativave.

 Vlera maksimale e parashikuar të mjeteve të pakthyeshme për kooperativat e sapoformuara është 7.5 milion dinarë, për kooperativat egzistuese15 milion, dhe kooperativat komplekse mund ta marrin deri në 60 milion dinarë.

Afati i fundit për dorëzimin e paraqitjeve është deri më 15 gusht të këtij viti për kooperativat e sapoformuara dhe egzistuese dhe për ato komplekse afati i fundit është deri më 1 shtator të këtij viti.

Informata shtesë rreth konkursit dhe formularin e aplikimit mund të gjeni në  http://www.mbprr.gov.rs/konkurs-2019.php

Burimi: Kabineti i ministrit pa portofol i ngarkuar për zhvillim rajonal dhe punën e kompanive publike dhe Trupi Koordinues