Arkiva e lajmeve
                   

MIRËNJOHJE TË RINJËVE NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE VRANJA

1. mars 2013.

Grupa multietnike prej 47 të rinjëve nga Presheva, Bujanoci dhe Vranja, gjatë vitit të kaluar në mënyrë ta pavarur ka organizuar aktivitete lokale në këto tri komuna. Të rinjët romë, shqiptarë dhe serbë sëbashku, me forcat e veta kanë renovuar parqet e komunave në Vranjë dhe Bujanoc, kanë rregulluar stadionin dhe kopshtin e çerdhes në Preshevë dhe kanë ndarë rreth 100 pako ndihmë humanitare banorëve të qendrave kolektive.

Përveq që kanë kryer punë vullnetare në komunat e tyre, këta të rinj çdo ditë kanë ndjekur trajnime të ndryshme në qendrën Trajnuese në Bujanoc, ku kanë mësuar se si të punësohen, të nisin biznise dhe të jenë aktiv në shoqëri. Gjuha angleze, shkathtësitë prezentuese, informatika, teknologjia dhe marketingu kanë qenë gjithashtu tema të trajnimeve të përditshme. Të gjitha këto kanë qenë aktivitete të programit të Youth Build-it, të cilin Iniciativa e qytetarëve e zbaton që dy vite me rradhë, duke i ndihmuar të rinjëve nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja që të arrijnë shkathësitë e kërkuara në tregun e punës.

Prezentimi i rezultateve të vitit të dytë të Youth Build programit do të mbahet me 1 mars 2013 në Bujanoc, ku pjesëmarrësve do t’i dorëzohen çertifikatat për përfundimin e suksesshëm të programit, përderisa ndërmarrjeve lokale, të cilat i kanë ndihmuar realizimit të aktiviteteve lokale, do t’i dorëzohen mirënjohje. Të pranishmit gjithashtu do të kenë mundësi që ta shikojnë premierën e filmit të shkurtër “Youth Build Serbia”

Gjatë dy viteve të implementimit të programit, Youth Build ka edukuar dhe ka inkurajuar 85 të rinj romë, shqiptarë dhe serbë, të cilët sëbashku kanë ndërtuar rampat për personat me aftësi të kufizuara, kanë ngjyrosur, rrethojat e shkollave, kanë rregulluar parqet e qyteteve, stadionin, kopshtin e çerdheve dhe kanë ndarë ndihma humanitare.

Programin “YouthBuild – të rinjët e edukuar dhe aktiv” Iniciativa e qytetarëve e implementon me mbështetjen e Fondacionit Caritas Luxembourg, Youth Build International, Ambasadën e Mbretërisë Holandeze, Administratën e qytetit të Vranjës dhe komunës së Bujanocit dhe Preshevës.

Burimi: Beta