Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRJA E BUJQËSISË ME SIPËRMARRËSIT E PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

16. prill 2015.

Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq, ministre e bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, dje kanë biseduar me sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë rreth rifillimin e prodhimit në thertoren e dikurshme “Jugokop”, punën e inspekcionit veterinarik dhe plasmanit të duhanit nga kjo zonë. 

Ministrja Bogosavleviq Boshkoviq ka deklaruar se me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe me përfaqësuesit e komunës së Medvegjës kanë biseduar edhe për rritjen e prodhimeve bujqësore dhe pagesës së subvensioneve.

Ministrja dje ka deklaruar se është biseduar edhe për rifillimin e punës në “Jugokop”, që dikur ishte thertore e suksseshme e cila i është e rëndësisë së madhe për territorin e jugut të Serbisë.

„Ajo thertore është e rëndësishme sepse mbarështuesit e kafshëve të shëndetshme nga jugu i Serbisë nuk mund në mënyrë të lehtë t`i plasojnë prodhimet e tyre në treg“, ka thnë ajo dhe ka rikujtuar se ministri i ekonomisë Zhelko Sertiq, i cili e kishte vizituar më herët këtë vend kishte premtuar për do të ndihmojë.

 „Egzistojnë disa kompani italiane të cilat janë të interesuara që të hyjnë në këtë biznis dhe unë sot kam premtuar se do të bisedoj edhe me ministrin Sertiq, duke i`a treguar këtë problem edhe Qeverisë, në mënyrë që sëbashku të ndihmojmë rifillimin e punës në këtë thertore“, ka thënë Boshkoviq.

„Ajo kompani italiane është e interesuar që t`a marrë me qira thertoren e „Jugokopit“ dhe qëllimi i ministrisë kompetente dhe Ministrisë së Ekonomisë është sa më shpejtë të ofrohet modeli i bashkëpunimit me italianët, çka do të ishte stimuluese për zhvillimin e mëtutjeshëm të bagëtisë në këtë zonë, i cila është i jashtëzakonshëm për rritjen e të gjitha llojeve të kafshëve shtëpiake, lopëve, dhive dhe deleve“, ka thënë ajo.

Gjatë bisedës me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale nga jugu i Serbisë është bërë fjalë për çështje të ndryshme lidhur me zhvillimin e bujqësisë, mbrojtjen e mjedisit, rregullimin e rrjedhave ujore, ndërsa është vizituar edhe qumështorja “Fontana”, në fshatin Bukuroc, e cila pjesë të rëndësishme është finansuar nga mjetet të cilat i ka siguruar Trupi Koordinues përmes subvensioneve, me vlerë prej 1,9 milion dinarësh.

Ministrja ka thënë se ka biseduar edhe me bujqit të cilët janë të interesuar për pagesën e subvensioneve, si dhe rreth çështjeve të inspekcionit veterinarik.

“Nikoqirët tanë kanë thënë se gjithsesi është e nevojshme sëpaku një inspektor veterinarik, i cili do të ishte gjithmonë i punësuar këtu dhe i cili do të ishte nga radha e bashkëqytetarëve të tyre, në mënyrë që të kontrollohet therrja e kafshëve të cilat shpeshë kryen si pjesë e një rituali dhe ritit fetar”, ka thënë ajo.

„Në afërsi është edhe Kosovës e Metohia dhe kufiri me Maqedoninsë, për këtë duhet që të emërohet një inspektor veterinarik, i cili do të mund të garantonte dhe mbronte transportin të pa kontrolluar ose prodhimet bujqësore të ardhura nga Maqedonia dhe Kosova e Metohia, ndërsa do të konsiderohej ndihmë për banorët kur bëhet fjalë rreth therrjes së kafshëve“, ka shtuar ministrja e bujqësisë.

Gjatë takimit me bujqit nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Shtëpinë e Kulturës „Abdulla Krashnica“, është biseduar edhe rreth problemeve të kultivuesëve të duhanit nga kjo zonë, zonë e cila është e njohur tradicionalisht për prodhimin e madh të duhanit të kualitetit të lartë.

“Mirëpo, viteve të fundit përballen me problemin e plasmanit të duhanit, çka është i lidhur me privatizimin e fabrikave tona të duhanit”, ka thënë ministrja Bogosavleviq Boshkoviq, duke shtuar se kultivuesit e duhanit nga jugu i Serbisë tash janë në pozit që edhe pse kanë investuar në këtë prodhim, mirë e njohin dhe dëshirojnë që edhe më tej të mirrën me këtë kulturë, nuk mund t’i plasojnë prodhimet e tyre dhe për këtë arsye kanë këkruar ndihmë.

„Unë me bashkëpuntorët e mi i kam premtuar që për këtë problem do të bisedoj me kolegët e mi në qeveri, me ministrin e finansave, me Administratët për duhan, kështu që do të tentojmë që maksimalisht t`i ndihmojmë këtyre prodhuesëve“, ka premtuar ministrja e bujqësisë.  

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka deklaruar se gjatë vizitës në qumështoren private dhe bisedave me më shumë se 50 bujqëve nga kjo zonë, janë analizuar problemet e shumëta të vetqeverisjeve lokale dhe prodhuesëve bujqësor. Stankoviq ka ripërsëritur se ka biseduar rreth pasojave të marveshjeve të nënshkruara më parë për industrinë e duhanit dhe ka rikujtuar se në këtë zonë me herët është prodhuar 3.000 deri 4.000 tonë duhan, ndërsa tani vetëm 100 tonë dhe të cilin bujqit nuk dijnë ku t’a plasojnë prodhimin shtesë dhe për këtë arsye lajmërohen problemet lidhur me problemin e kontrabandimit të duhanit.

„Gjithashtu janë arritur marrëveshjet që Ministria e Bujqësisë, Ministria e Finansave dhe Agjensioni për duhan t`a bëjnë analizimin se si të plasohet duhani shtesë, duke marrë parasysh se kjo vitin e kaluar kanë qenë të lejuar 40 hektar që të kutlivohet duhani, ndërsa për këtë vit vetëm 20 hektar. E gjith kjo është e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë, përshkak se bëhet fjalë për zonën e bujqësisë në të cilën 70 përqind e hapësirës shërben për mbjelljen  e kulturave bujqësore”, ka thënë Stankoviq.

Burimi: Tanjug, Blic, Fonet dhe Trupi Koordinues