Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRJA ČOMIĆ: FILLON PUNëSIMI I SHQIPTARëVE Në FIRMAT DHE INSTITUCIONET SHTETëRORE

26. maj 2022.

Bujanoc - Beograd - Një pjesë e marrëveshjes për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike tashmë është arritur dhe deri në qershor do të dihet se çfarë do të bëjë shteti për punësimin në Shtëpinë e Shëndetit të Bujanocit, Spitalin e Vrajës, kompanitë e infrastrukturës publike dhe Instituti Republikan për Statistika, tha në Bujanoc ministrja për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe dialogun social, Gordana Čomić.

Ajo bëri të ditur se një raund tjetër dialogu ndërmjet përfaqësuesve të komunitetit shqiptar dhe shtetit do të mbahet deri në fund të muajit të ardhshëm.

“Në atë takim do të kemi mbledhur gjithçka që kemi thënë se mund të bëhet, çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë ende dhe pse jemi përgjegjës”, tha ministrja.

Një grup i posaçëm punues i përbërë nga përfaqësues të Trupit Koordinues, ministrive të përkatëse dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve është duke punuar për punësimin, përkatësisht integrimin e shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja.

Grupi punues është formuar pas një takimi në kuadër të dialogut, të mbajtur në fillim të marsit të këtij viti, ndërsa takimi i parë është mbajtur në prill.

“Ne po punojmë që marrëveshja për respektimin e ligjit për praninë e shqiptarëve në strukturat publike të zbatohet realisht”, përfundoi ministrja Čomić.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues