Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E MBROJTJES KA SHPALLUR FTESËN PËR REGJISTRIM NË EVIDENCËN USHTARAKE

18. janar 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Ministria e Mbrojtjes ka shpallur ftesën e përgjithshme për regjistrim në evidencën ushtarake për qytetarët e Serbisë të cilët në këtë vit mbushin 18 vjeç.

Këtë detyrim ligjor duhet ta përmbushin edhe ata të cilët për arsye të caktuara nuk janë të regjistruar në evidencën ushtarake, kështu që duhet t`i paraqiten qendrave të Ministrisë së Mbrojtjes në qytetet dhe komunat e tyre.

Qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes në maj do të fillojnë dërgimin e ftesave individuale për të gjithë të cilët nuk janë përgjigjur.

Prej vitit 2011, që kur shërbimi ushtarak është bërë vullnetar dhe prej atëherë shërbimin ushtarak e kryejnë edhe gratë, trajnimet ushtarake në vit i kryejnë në mes 1.200 dhe 2.400 djemë dhe vajza. Kur shërbimi ushtarak ishte i obliguar, për një vit deri 20.000 të rinj kanë kryer trajnimet ushtarake. Siç janë komplikuar mundësitë gjeopolitike në botë, sëbashku me krizën emigruese, por edhe të rritjes së intolerancës dhe tensioneve në Ballkanin Perendimor, gjithnjë e më të forta janë zërat që të kthehet detyrimi i afatit të shërbimit ushtarak.

Në Ministrinë e Mbrojtjes kanë njoftuar se ata me Ushtrinë e Serbisë pa ndërprerë e përcjellin zhvillimin e situatës dhe gjendjen e sigurisë në rajon dhe botë. Thonë se shqyrtohet mundësia e sjelljes së shërbimit të obliguar ushtarak, rreth të cilës vendimin e sjellë Kuvendi i Serbisë me propozim të Ministrisë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues