Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E KULTURËS DHE INFORMIMIT KA SHPALLUR KONKURSET MEDIALE PËR VITIN 2020

13. dhjetor 2019.

Ministria e Kulturës dhe Informimit ka shpallur nëntë thirrje për propozime për bashkëfinancim të projekteve të interesit publik në fushën e informimit publik për vitin 2020.

Kjo është hera e parë që nga prezantimi i bashkëfinancimit të projekteve të projekteve mediatike në vitin 2015, që Ministria e Kulturës shpall konkurse, të cilat do të zbatohen vitin e ardhshëm.

Ndër të tjera, u shpallën konkurset e mëposhtme:

Konkursi për bashkëfinancimin e projekteve të prodhimit mediatik për përmbajtet televizive në vitin 2020, për të cilin janë ndarë 75 milion dinarë.

Shuma minimale e parave që mund të merren për çdo projekt është 500,000 dinarë, dhe shuma më e madhe për projekt është tre milion dinarë. Pjesëmarrësi i konkursit mund të aplikojë për bashkëfinancim deri në 50 përqind të vlerës së projektit. Konkursi shpallet në periudhën prej 10 dhjetorit dhe 10 janarit 2020, dhe vendimi për ndarjen e fondeve merret jo më vonë se 90 ditë nga përfundimi i konkursit.

Informacionet shtesë rreth konkursit mund t`i merrni në këtë link

http://www.kultura.gov.rs/lat/konkursi/konkurs-za-sufinansiranje-projekata-proizvodnje-medijskih-sadrzaja-za-televizije---

 

Konkurs për bashkëfinancimin e projekteve të prodhimit të përmbajtjeve mediatike për radio në vitin 2020, për të cilat janë alokuar 30 milion dinarë.

Shuma minimale e parave që mund të merren për çdo projekt është 400,000 dinarë, dhe shuma më e madhe për projekt është një milion dinarë.

Pjesëmarrësi i konkursit mund të aplikojë për bashkëfinancim deri në 80% të vlerës së projektit.

Konkursi shpallet në periudhën prej 10 dhjetorit dhe 10 janarit 2020, dhe vendimi për ndarjen e fondeve merret jo më vonë se 90 ditë nga përfundimi i konkursit.

Informacionet shtesë rreth konkursit mund t`i merrni në këtë link http://www.kultura.gov.rs/lat/konkursi/konkurs-za-sufinansiranje-projekata-proizvodnje-medijskih-sadrzaja-za-radio--

 

Konkurs për bashkëfinancimin e projekteve të prodhimit të përmbajtjeve mediatike për personat me aftësi të kufizuara në vitin 2020, për të cilat janë alokuar 13 milion dinarë.

Shuma minimale e parave që mund të merren për çdo projekt është 400,000 dinarë, dhe shuma më e madhe për projekt është një milion dinarë.

Pjesëmarrësi i konkursit mund të aplikojë për bashkëfinancim deri në 80% të vlerës së projektit.

Konkursi shpallet në periudhën prej 10 dhjetorit dhe 10 janarit 2020, dhe vendimi për ndarjen e fondeve merret jo më vonë se 90 ditë nga përfundimi i konkursit..

Informacionet shtesë rreth konkursit mund t`i merrni në këtë link http://www.kultura.gov.rs/lat/konkursi/konkurs-za-sufinansiranje-projekata--proizvodnje-medijskih-sadrzaja-namenjenih-osobama-sa-invaliditetom

 

Konkurs për bashkëfinancimin e projekteve të prodhimit të përmbajtjeve mediatike për mediat e shtypura dhe agjensionit e gazetarisë në vitin 2020, për të cilat janë alokuar 34 milion dinarë.

Shuma minimale e parave që mund të merren për çdo projekt është 400,000 dinarë, dhe shuma më e madhe për projekt është dy milion dinarë.

Pjesëmarrësi i konkursit mund të aplikojë për bashkëfinancim deri në 80% të vlerës së projektit.

Konkursi shpallet në periudhën prej 10 dhjetorit dhe 10 janarit 2020, dhe vendimi për ndarjen e fondeve merret jo më vonë se 90 ditë nga përfundimi i konkursit..

Informacionet shtesë rreth konkursit mund t`i merrni në këtë link http://www.kultura.gov.rs/lat/konkursi/konkurs-za-sufinansiranje-projekata-proizvodnje-medijskih-sadrzaja-za-stampane-medije-i-servise-novinskih-agencija

 

Konkurs për bashkëfinancimin e projekteve të prodhimit të përmbajtjeve mediatike për pjesëtarët e popullit serb në vendet e rajonit në vitin 2020, për të cilat janë alokuar 21 milion dinarë.

Shuma minimale e parave që mund të merren për çdo projekt është 400,000 dinarë, dhe shuma më e madhe për projekt është 1,5 milion dinarë.

Pjesëmarrësi i konkursit mund të aplikojë për bashkëfinancim deri në 80% të vlerës së projektit.

Konkursi shpallet në periudhën prej 10 dhjetorit dhe 10 janarit 2020, dhe vendimi për ndarjen e fondeve merret jo më vonë se 90 ditë nga përfundimi i konkursit..

Informacionet shtesë rreth konkursit mund t`i merrni në këtë link http://www.kultura.gov.rs/lat/konkursi/konkurs-za-sufinansiranje-projekata-proizvodnje-medijskih-sadrzaja-namenjenih-pripadnicima-srpskog-naroda-u-zemljama-regiona--

 

Konkurs për bashkëfinancimin e projekteve të prodhimit të përmbajtjeve mediatike në gjuhët e pakicave nacionale në vitin 2020, për të cilat janë alokuar 40 milion dinar.

Shuma minimale e parave që mund të merren për çdo projekt është 400,000 dinarë, dhe shuma më e madhe për projekt është një milion dinarë.

Pjesëmarrësi i konkursit mund të aplikojë për bashkëfinancim deri në 80% të vlerës së projektit.

Konkursi shpallet në periudhën prej 10 dhjetorit dhe 10 janarit 2020, dhe vendimi për ndarjen e fondeve merret jo më vonë se 90 ditë nga përfundimi i konkursit..

Informacionet shtesë rreth konkursit mund t`i merrni në këtë link http://www.kultura.gov.rs/lat/konkursi/konkurs-za-sufinansiranje-projekata-proizvodnje-medijskih-sadrzaja-na-jezicima-nacionalnih-manjina--

 

Burimi: Ministria e Kulturës dhe Informimit dhe Trupi Koordinues