Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E EKONOMISË DO T`I NDIHMOJ PUNËTORËT E GUMOPLASTIKËS TË PAGUAJNË KËRKESAT

24. shtator 2018.

Beograd – Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë së Serbisë, Dragan Stevanoviq, deklaroi se punëtorët e Gumoplastikës nga rrethina e Bujanocit kanë ndaluar grevën dhe se përfaqësuesit e ministrisë nga e hëna do të shkojnë në këtë kompani në mënyrë që t`i ndihmojnë punëtorët që të paguajnë kërkesat.

Stevanoviq duke u takuar me punëtorët theksoi se kjo bisedë nuk ishte e lehtë, por se është realizuar në atmosferë korekte, pas së cilës punëtorët kanë ndaluar grevën shumëditore, është njoftuar nga ministria.

Sipas fjalëve të tij, iu është sqaruar se Ministria e Ekonomisë ka dashur që t`i ndihmoj të fitojnë programin social të cilin e kanë kërkuar, por është konstatuar se sipas ligjit ata për këtë nuk kanë të drejtë.

"Dëshirojmë që t`i ndihmojmë punëtorët, por përshkak të rrethanave të ndryshme në vitet e kaluara, është konstatuar se punëtorët nuk kanë të drejtë në programin social”, tha Stevanoviq.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë theksoi se përfaqësuesit e kësaj ministrie nga e hëna do të shkojnë në këtë kompani, ku sëbashku me udhëheqësinë e “Gumoplastikë”, do të tentojnë t`i konfiromojnë gjitha ato të cilat janë të nevojshme që kompania në javët e ardhshme t`i shlyejë detyrimet e caktuara ndaj punëtorëve.

„Pritet që në javët e ardhshme do të vendoset pika në agoninë e njerëzve nga Bujanoci”, tha Stevanoviq.

Burimi: Novi Magazin dhe Trupi Koordinues