Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E ARSIMIT NË TAKIM ME DREJTORËT E SHKOLLAVE TË RRETHIT TË JABLLANICËS DHE PÇINJËS

12. qershor 2014.

Sërgjan Verbiq, ministër i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, ka biseduar dje me në sallën e madhe të kuvendit komunal të Leskocit me drejtorët e shkollave fillore nga rrethi i Jabllanicës dhe Pçinjës rreth përgaditjes dhe realizimiz të maturës së vogël. Mendimi i ministrit Verbiq, si dhe i përgjegjësve nga fusha e arsimit, është se janë bërë gati të gjitha përgaditjet rreth nënshtrimit në provimin final dhe se ky proces duhet të kalojë siç duhet.

Takimi ka qenë i tipit të mbyllur, ku drejtorët e shkollave fillore kanë pasur mundësinë që t’i shprehin pikëpamjet e tyre lidhur me zbatimin e provimit final në këto vitet e fundit, por edhe të shprehin mendimet e tyre se si provimi final për nxënësit e klasave të teta do të mund të avansohet.

Mendoj se është përshtypje e përbashkët që dëshirojmë që provimi final të behët një pjesë e procesit normal arsimor i shkollimit, ku kjo do të shihet më së miri në atë moment kur nuk do të na nevojiten furgonat policor për transportin e testeve, por atëherë kur secili do të kryej punën e vet ashtu siç duhet ta kryej“ ka thënë ministri Verbiq.

Tomisllav Simoviq, kryeshef i administratës shkollore të Leskocit, ka njoftuar ministrin Verbiq, me numrin e nxënësve dhe institucioneve arsimore në zonat e rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, me problemet me të cilat ballafaqohen por edhe me numrin e zvogëluar të nxënësve çka edhe shkakton ndrrimin e politikave pranuese dhe shafqjen e tepricave teknologjike.

Gorana Cvetanoviq, kryetar i Leskocit, ka njoftuar ministrin Verbiq me aktivitetet të cilat qeverisja lokale ka marrë në periudhën e kaluar, për qëllim të krijmit të kushteve më të mira për shkollimin e filloristëve dhe nxënësve të shkollave të mesme. Cvetanoviq ka thënë se qeverisja lokale përcjell aktivitetet e shkollave dhe se në përputhshmëri me mundësitë e saja jep mbështetje në realizimin e tyre.

Nxënësit e shkollave fillore maturës së vogël do t’i nënshtrohen më 16,17 dhe 18 qershor, ndërsa për 800 nxënësit e territoreve të rrezikuara nga përmbytjet matura e vogël do të mbahet në afatin e gushtit.

Burimi: Tanjug, TV Leskoci, Jugmedia dhe Trupi Koordinues