Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E ARSIMIT KA MIRATUAR EKSPORTIN E PESË TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE

30. maj 2018.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë - Filloristët, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga viti i ardhshëm, do të kenë pesë tkeste shkollore të reja të miratuar nga Ministria e Arsimit, tha krytetari i Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve, Shukri Imeri.

Imeri tha se do të importohet nga Shqipëria përdorimi i një abetareje dixhitale, një libër mësimi për kulturën e artit për klasën e parë, të dytë dhe të tretë, si dhe një tekst shkollore për lëndën bota rreth nesh, të cilat do të sjellen nga Shqipëria.

"Deri tani ne nuk kemi pasur libra nga arti dhe bota rreth nesh, ndërkohë që ekzistonte abetarja në gjuhën shqipe, por tani është miratuar përdorimi i një abetareje tjetër, më moderne, abetare dixhitale, në mënyrë që nxënësit e vitit të ardhshëm të jenë në gjendje të zgjedhin mes këtyre dy teksteve", shpjegoi është Imeri.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve tha se janë në dispozicion edhe të gjitha tekstet shkollore të shtëpisë botuese shqiptare "Albas", me seli në Preshevë, kështu që egziston mundësia që të përdoren tekstet përdorimi i të cilave është miratuar dhe të botohen në Preshevë në vend të procedurave të komplikuara të importit nga Shqipëria.

Imeri theksoi se për secilën klasë të shkollës fillore mungojnë edhe nga katër deri në pese tekste shkollore në gjuhën shqipe.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues