Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E ADMINISTRIMIT LOKAL DHE VETQEVERISJES LOKALE KA PARALAJMRUAR KOMUNËN E BUJANOCIT, DO TË VAZHDOJ MBIKËQYRJA INSPEKTUESE

31. gusht 2017.

Bujanoc, Beograd – Në kumtesën e Ministrisë, në mes tjerash, thuhet:

“Në mënyrë apsolute, hedhin poshtë pohimet e përfaqësuesve të komunës së Bujanocit që Qeveria e Republikës së Serbisë në çfardo mënyrë ka tentuar që të manipuloj me numrin e banorëve në jugun e Serbisë. Pikërisht janë liderët politik shqiptar që me vendim të papërgjegjshëm kanë bojkotuar regjistrimin e banorëve në vitin 2011, duke thyer besimin të cilin me dekadë e kanë ndërtuar në këtë pjesë të Serbisë”.  

Njëkohësisht, duke komentuar në versionin e vetëm të qasur në shqip të ueb faqes së komunës së Bujanocit, Ministria shton se:

„Secila komunë në Serbi, pa marrë parasysh se kush egzekuton pushtetin, duhet të ofroj informacione të nevojshme për të gjithë bashkëqytetarët dhe gjithë publikun, në gjuhën serbe dhe në gjuhën e pakicës kombëtare e cila është në përdorim zyrtar. Në këtë mënyrë udhëheqësi në Bujanoc sjellë në ide të gabuar publikun dhe diskriminon banorët e komunën e komunës së vet të cilët nuk kanë njohuri të gjuhës shqipe”!

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale ka dërguar paralajmërim komunës së Bujanocit në zbatimin konsistent të Ligjit mbi Përdorimin Zyrtar të Gjuhës dhe Shkrimit, Ligjit mbi Vetqeverisjes Lokale dhe Ligjit mbi Qasjen e Lirë të Informacioneve nga rëndësia publike. 

Ministria ka vendosur afat për heqjen e mangësive të vërejtura, pas së cilës do të vazhdojë mbikëqyrja inspektuese direkte dhe po nëse pa rregullësitë nuk largohen, do të veproj në përputhje me ligjin.

Burimi: Veçernje Novosti, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues