Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE VETËQEVERISJES LOKALE SHPALL KONKURS PËR KRIJIMIN E POZICIONEVE TË VEQANTA ADMINISTRATIVE – JANË NDARË40 MILION DINARË (AFAT: 1 MARS 2021)

23. shkurt 2021.

Ministria e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale e Qeverisë së Republikës së Serbisë njofton se ka caktuar 40 milion dinarë për të mbështetur qytetet dhe komunat që duan të krijojnë një Pozicion të vecant administrativ (PVA) në mjediset e tyre.

Ministria ka publikuar thirrje publike për aplikime nga njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe komunat e qyteteve për të marrë mbështetje në krijimin e pozicioneve të vecanta administrative. Fondet janë të destinuara për formimin dhe pajisjen e PVA dhe për sigurimin e mjeteve të nevojshme teknike.

Qëllimi i këtij projekti, siç thuhet në njoftim, është rritja e efikasitetit, efektivitetit dhe ekonomisë së punës, si dhe thjeshtimi i proceseve dhe procedurave, të cilat të gjitha mundësojnë zvoglimin e barrës administrative, duke kursyer kohë dhe para, si dhe funksionimi i administratës si shërbim qytetar.

"Vetëm ato qytete dhe komuna që plotësojnë kriteret dhe parakushtet, siç është fakti që ato tashmë kanë disa shërbime elektronike, mund të aplikojnë për këto fonde në ministrinë përkatëse," thuhet në deklarata.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 10 ditë nga dita e botimit në gazetën Zyrtare të RS, dmth. 1 Mars 2021, dhe kërkesa për shpërndarje të fondeve mund të gjendet në:

http://mduls.gov.rs/saopstenja/javni-poziv-za-prijavu-jedinica-lokalne-samouprave-i-gradskih-opstina-za-dobijanje-podrske-prilikom-uspostavljanja-jedinstvenog-upravnog-mesta-2/?script=lat  

Projekti i themelimit të PVA u nis tre vjet më parë dhe deri më tani 14 prej tyre janë hapur në Serbi, në Lazarevc, Shabac, Zhitishte, Smederevska Palanka, Bela Palanka, Sombor, Krushevc, Vlasotince, Uzhicë, Gornji Milanovac, Raca, Pirot, Kurshumlija dhe Stara Pazova.

Deri në fund të vitit, qytetarët e Paracinit, Topolës dhe Kosjericit do të marrin gjithashtu një pozicion të vecant administrativ,thuhet në njoftim.

Burimi: Ministria e administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale dhe Trupi koordinues