Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRI VULIN SOT NË KRYQIN E KUQ NË BUJANOC

21. prill 2017.

Bujanoc – Ministri i Ministrisë për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale, Aleksandër Vulin, sot do t`i vizitoj hapësirat e Kryqit të Kuq të Bujanocit në të cilat kryhet përgaditja dhe ndarja e shuajtjeve për 1.200 shfrytëzuesit e kuzhinë popullore.

Mjetet për blerjen e 10 sendeve elementare, rreth 9,9 milionë dinarë, sigurohen nga Ministria për Punë, si edhe mjetet për përgaditjen dhe distribuimin e shuajtjeve – 7,8 milionë dinarë, sepse vetqeverisja lokale nuk dëshiron që të marrë pjesë në financim, thuhet në komunikatën e Ministrisë për Punë.

Ministria ka siguruar edhe mjetet për renovimin e pajisjeve të kuzhinës popullore, e cila përfshin tenxheret për zierje, furrat, enët për shpërndarjen e ushqimit dhe pajisjet tjera të kuzhinës, si edhe uniformat për personelin kuzhinor, thuhet në komunikatë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues