Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRI I SHËNDETËSISË LONÇAR VIZITOI INSTITUCIONET SHËNDETËSORE NË LESKOC DHE MEDVEGJË

22. gusht 2019.

Medvegjë, Leskoc - Në kuadër të aktiviteteve të tij të rregullta, ministri i shëndetësisë Zlatibor Lonçar vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Leskocit, Shtëpinë Shëndetit në Medvegjë dhe Banjën e Sijarinës. Gjatë vizitës së tij në Spitalin e Përgjithshëm të Leskocit, Lonçar tha se më shumë se 85 përqind e punëve të planifikuara kishin përfunduar në atë spital dhe theksoi se do të rregullohen edhe dy objekte spitalore, të cilat sipas tij do të përfundonin deri në fund të vitit të ardhshëm. Sipas fjalëve të tija, në këtë spital përfundimisht janë ndërruar tjegullar e vendosura në vitin 1947, kështu që në spital shiu nuk do të rrjedhë, ndërsa po vazhdon puna për efikasitetin e energjisë së objektit.

"Unë jam i kënaqur me atë që pashë në Leskoc, ne kemi bërë kontrata të reja, presim që projektet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të fillojnë punën në këto dy objekta në pranverë," tha Loçnar. Ministri njoftoi që nga muaji tjetër, shtatë mjekë dhe 15 infermierë do të punësohen në këtë institucion dhe kështu numri i mjekëve do kompensohet së shpejti nga mjekët të cilët do të dalin në pension.

Lonçar gjithashtu vizitoi Shtëpinë e Shëndetit në komunën e Medvegjës, e cila u rikonstruktua plotësisht dhe tha që ishte një nga më të mirat në jug të Serbisë. Ministri tha se pas 35 vitesh gjatë të cilave përsoneli medicinal punoi në kushte të këqija, tani më në fund po punojnë në kushte që i lejojnë ata të ndjehen si personel mjekësor i vërtetë, sepse i kanë të gjitha kushtet për të ofruar ndihmën e duhur mjekësor.

"Kjo është një nga qendrat shëndetësore më të rregulluara në jug të Serbisë, dhe kështu duhet të duket çdo qendër shëndetësore në vendin tonë," tha Lonçar. Ministri i shëndetësisë njoftoi se kjo qendër shëndetësore në shtator do të marrë një aparat rëngen me rreze X, dhe së shpejti mjekë specialistë nga Leskoci do të vinin në Medvegjë për të kontrolluar pacientët, gjë që do të kursente para qytetarëve.

Në vazhdën e vizitës, Lonçar vizitoi Banjën e Sijranisë në komunën e Medvegjës, ku ai njoftoi se shteti kishte ndarë fonde për rindërtimin e plotë të banjëve.

"Banja do të rikonstruktohet plotësisht. Do të duket krejtësisht ndryshe, projekti është duke u zhvilluar dhe kur të përfundojë fillohet me rikontruktuimin. Paratë për këtë qëllim janë siguruar", tha Lonçar. Ai shtoi se nga tetori në këtë pjesë do të ndërtohet edhe spa qendra në në mënyrë që kapaciteti i banjës edhe më tej të zgjerohet.  Ministri gjithashtu njoftoi se katër mjekë dhe 15 fizioterapistë do të pranohen në banjë në shtator.

Burimi: Tanjug, Blic, „4S TV“ dhe Trupi Koordinues