Arkiva e lajmeve
                   

Ministri I pushtetit local dhe I veteqeverisjes lokale dhe kryetare I Trupit Koordinues per komunat Presheve, Bujanoc dhe Medvegje u drejtohet keshilletareve te komunes se Bujanocit, 29. nentore. 2008

29. dhjetor 2008.

I nderuari kryetare i Kuvendit te Bujanocit

Te nderuar keshilletare

Po ju drejtohem me rastin e mbledhjes se sotme te Kuvendit Komunal ku keshilletaret do te vendosin per gjerat me te rendesishme per qytetare e komunes.

Si Kryetare i Trupit Koordinues dua t'ju perkujtoj se principi kryesore ne punen tone te perbashket eshte arritja, mbajtja dhe perparimi i principit te multietnicitetit ne perfaqesimin e grupeve etnike per marrjen e vendimeve ne komunat e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes. Principi i multietnicitetit eshte marre ne vitin 2002 nga te dyja palet dhe pergjegjesia jone e perbashket eshte qe ky princip te mbahet me qellim te jeteses se perbashket ne keto tri komuna.

Multietniciteti eshte ardhmeria e vetme e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes. Ky proces eshte vlera e qeverise se Serbise dhe Trupit Koordinues. Per ate po e potencoj qe qdo vendim i marre, i cili nuk qon drejt ketij qellimi, rrezikon perpjekjet tona te perbashketa qe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja te jene komuna stabile. Jame i bindur qe procesi i multietnicitetit eshte e vetmja rruge e integrimit te ketyre tri komunave. Me fjale te tjera, te jeni te bindur qe gjendja e tashme e sundimit te nje etniteti eshte e papermbajtur ne komunat Presheve, Bujanoc dhe Medvegje.

Trupi Koordinues konsideron qe te gjitha etnitetet kane pergjegjesine ne realizimin e vizionit te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes. Prandaj eshte me rendesi qe te gjithe perfaqesuesit e etniciteteve te jene te perfaqesuar ne menyre proporcionale ne organet e qeverisjes lokale. Ky princip, te nderuar keshilletare, duhet patjeter te meret parasyshe edhe gjate marrjes se vendimeve te pikave ne seancen e sotme te Kuvendit Komunal.

Ju ftoj edhe njehere qe te tregoni pergjegjesine dhe vendosshmerine qe se bashku te realizojme pytjet e rendesishme per komunat Presheve, Bujanoc dhe Medvegje. Nga ju pres qe te merrni vendime te cilat nuk do te cenojne perpjekjet qe te formohet qeveria multietnike ne Bujanoc. Ky eshte edhe kushti primar i efikasitetit dhe realizimit te qellimeve te cilat ua kemi vene vetes.

Ne funde dua qe t'ju lajmeroj se kam marre parasyshe te gjitha sygjerimet dhe propozimet e plan projektit te Strastegjise se Trupit Koordinues dhe ju siguroj se ne ate aspekt do te kete ndryshime si dhe ne reorganizimin e Trupit Koordinues keshtu qe zeri i juaj te ndegjohet edhe ne instance me te larta.

Per ate, te nderuar keshilletare, egzistojne gjasat e medha qe viti 2009, te jet vit i sukseseve te konsiderueshme per komunat Presheve, Bujanoc dhe Medvegje. Largoni pengesat qe keni gjat kesaj rruge, e njera nder pengesat me te rendesishme eshte mosperfshirja e romeve dhe serbeve ne qeverine lokale te Bujanocit dhe Presheves. Jame i bindur qe do te tregoni seriozitet dhe gatishmeri qe ne mbledhjen e sotme do te merrni nje vendim te drejte.

I nderuari Kryetare I Kuvendit, te nderuar keshilletare, me lejoni ne funde qe t'ju deshiroj fat, shendet dhe sukses ne vitin 2009.