Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRI I MINIERAVE DHE ENERGJETIKËS VIZITOI MEDVEGJËN

20. tetor 2016.

Medvegjë – Në kuadër të qëndrimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë në Nish dhe në jugun e Serbisë, komunën e Medvegjës e ka vizituar ministri i minierave dhe energjetikës në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Alleksandar Antiq.

Në kabinetin e kryetarit të komunës së Medvegjës është mbajtur takimi në të cilin përveç ministrit Antiq dhe kryetarit të komunës Arsiq, kanë marrë pjesë Millisav Miletiq kryetari i KK dhe Goran Ivanoviq, zëdhënës i kësaj komune. Tema kryesore e takimit ka qenë miniera “Lece”.

„Ministria e Minierave dhe Energjetikës do të bëj të gjitha në mënyrë që miniera “Lece” të vazhdoj punën dhe pas 8 nëntorit, kur kalon skadimi i kontratës me kompaninë “Life Stone Capital”, sepse pikërisht kjo minierë është aktuatori i zhvillimit të komunës së Medvegjës. Në këtë minierë punojnë afër 400 minatorë dhe ne duhet të mendojmë për këta, sepse është detyra jonë”, ka thënë ministri Antiq, i cili me këtë rast ka faleminderuar për bashkëpunim udhëheqësinë e komunës së Medvegjës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues