Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRI I MBROJTJES NË VIZITË NË BAZËN “KOZJAK” DHE “LIVADHI I SHEHUT”

18. prill 2017.

Preshevë – Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq për festën e Pashkvë ka vizituar pjesëtarët e ushtrisë në bazat “Kozjak”, në kufi me Republikën e Maqedonisë dhe “Livadhë të Shehut” në Zonën Tokësore të Sigurisë.

Në bazën “Kozjak”, e cila ndodhet në sektorin A i cili përfshin 104 kilometra të kufirit shtetëror, Gjorgjeviq është njoftuar me detyrat të cilat pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë i kryejnë nga fillimi i angazhimit në korrik në vitit të kaluar.

Përveç parandalimit të hyrjes ilegale dhe trafikimit të emigrantëve, ata mendojnë dhe rreth sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së pronës së tyre.

Ministri me pjesëtarët e Ushtrisë dhe MPB-ës ka biseduar rreth mundësive të avansimit të kushteve në këtë bazë.

Në bazën “Livadhi i Shehut”, ministri në bisedim me ushtarët profesional, nënoficerët dhe oficerët ka thënë se në mënyrë intensive punohet në përmirësimin e kushteve të tyre materiale, para së gjithash në rritjen e pagave, të cilat do të jenë lineare por edhe ushtarët profesional dhe nënoficerët do të marrin rritje më të lartë, ndëras oficerët me grada të larta do të marrin rritje më të vogël. 

„Sot kemi vizituar dy bazat dhe jemi vërtetuar që ushtria dhe policia punojnë punën e tyre edhe për festë, si dhe qytetarët e Serbisë të mund të jenë të kënaqur kur është në pyetje siguria e tyre”, tha Gjorgjeviq pas vizitës së bazave.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues