Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRI I MBROJTJES NË JUG TË SERBISË

12. maj 2015.

Preshevë – Ministri i Mbrojtjes, Branisllav Gashiq, të dielen ka vizituar bazën „Cvore“, në Preshevë. Ai me këtë rast ka deklaruar se Ushtria e Serbisë ka ngritur nivelin e gadishmërisë dhe është gati që sëbashku me strukturat tjera të sigurisë të mbrojë integritetin dhe suverinitetin territorial shtetëror.

„Jemi të gatshëm që sëbashku me strukturat tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë t`i përgjigjemi të gjitha sfidave të cilat mund t`a rrezikojnë suverenitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe qytetarëve të vet”, ka thënë ministri Gashiq.

Ai bazën “Cvore”, e cila është pika më afërt kufitare në mes Preshevës dhe kufirit mes Maqedonisë, e ka vizituar me drejtorin e VBA-së, Petar Cvetkoviq, komandantin e ushtrisë tokësore, gjeneralin Millosav Simoviqin, drejtorin e BIA-s, Aleksandar Gjorgeviqin, zëdhënësin e komandantit të Xhandarmerisë, Iliqin dhe kryeshefin e Administratës Policore në Vrajë, Sllagjan Velinoviqin.

Ministri Gashiq pastaj ka vizituar edhe policinë kufitare në pikën kufitare të Preshevës.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues