Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRAT E ARSIMIT TË SERBISË DHE SHQIPËRISË DISKUTIM RRETH AVANSIMIT TË ARSIMIT NË GJUHËN SHQIPE

7. maj 2019.

Bujanoc - Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik Mladen Sharçeviq u takua në Bujanoc me ministren e arsimit, sporteve dhe rinisë të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini. Tema kryesore e diskutimit ishte avansimi i mësimit të gjuhës shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, për të cilat të dy ministrat njoftuan bashkëpunim më të fortë në të ardhmen, kryesisht në lidhje me sigurimin e teksteve adekuate.

Ministrja shqiptare, Besa Shahini tha se Ministria e Arsimit në Tiranë do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe ekspertët e nevojshëm për të përpilimin e teksteve shkollore, në mënyrë që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Serbisë të sigurojë tekstet  shkollore më të mira për shkollën fillore dhe të mesme për nxënësit shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë .

Ministrja tha se arsimi është i rëndësishëm për të ndërtuar aftësitë themelore të cilat do të jenë të dobishme jo vetëm për arsimim të mëtejshëm, por edhe për jetën në përgjithësi.

"Ne duam që të rinjtë tanë të kenë një njohuri të mirë bazike, por edhe në lidhje me shkencën dhe kompetencën dixhitale si në gjuhën amëtare njashtu edhe në gjuhët tjera", tha Besa Shahini.

Ministri i arsimit Mladen Sharçeviq pas takimit dhe bisedës me ministreshën shqiptare të arsimit në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, tha se “në përkthimin adekuar dhe sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqiper së shpejti do të punojnë dy ekipe të cilat do të shfrytëzojnë përvojat e dy vendve dhe të cilët do të punojnë në përkthimin e tyre”.

Sharçeviq vuri në dukje se në takim ishte biseduar rreth asaj se si të përmirësojnë kushtet për të mësuar minoriteti serb në Shqipëri.

"Me këtë rast, unë do të vizitoj Tiranën dhe Shkodrën, ku jetojnë shumica e qytetarëve të nacionalitetit serb. Për sa jam i njoftuar, është në përgatitje në Shqipëri  ligi i cili do t'u mundësojë atyre të deklarojnë se çfarë gjuhe dëshirojnë ta ndjekin mësimin", tha ministri.

Pas takimit, ministrat e arsimit të të dy vendeve vizituan shkollën fillore "Desanka Maksimoviq" në Bilaç.

Sharçeviq njoftoi se kjo shkollë do të rikonstruktuohet dhe se 100 milion dinarë do të investohen në ato punime.

Vizita e parë e Ministrit të Arsimit të Shqipërisë në Bujanoc u ndoq edhe nga ambasadori i këtij vendi në Serbi, Ilir Boçka, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjëq, Zoran Stankoviq, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe deptuteti në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani.

Burimi: N1, Jugpress, Bujanovaçke, B92 dhe Trupi Koordinues