Arkiva e lajmeve
                   

MINIERA “LECE” ËSHTË DHËNË ME QIRA KOMPANISË “LIFE STONE CAPITAL”

24. prill 2015.

Medvegjë – Në takimin e Këshillit të Besueshmëve u mor vendimi për minierën e arit, plumbit dhe zingut “Lece”, që të ipet me qira kompanisë “Life Stone Capital”, nga Dubai.

Sipas informacioneve jozyrtare, kontrata mbi qëranë është nënshkruar për nëntë muaj. Qiramarrësit kanë deklaruar se në ditët në vijim do të kryejn pagësën për 400 minatorë.

Ndryshe, minatorët janë në grevë prej janarit, sepse me muaj të tërë nuk kanë marrë paga.

Miniera “Lece”, është pronë e fabrikës “Farmakom”, pronar i të cilës është në paraburgim. 

Pagat e minatorëve në minierën “Lece”, kanë qenë mesatarisht rreth 40.000 dinarëve.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues