Arkiva e lajmeve
                   

MINATORËT E MINIERËS „LECE“ NË GREVË

21. janar 2015.

Medvegjë – Rrreth 400 minatorë të minierës së plumbit, arit, zingut dhe argjentit të „Lece-s“, në Medvegjë, dje kanë nisur grevën e pergjithshme dhe kanë kërkuar zgjidhje nga Qeveria e Serbisë për problemet finansiare.

Punëtorët të cilët para Vitit të Ri të cilët kanë marrë pushim vjetor me pages, vendimin mbi grevën e kanë marrë në tubimin protestues pranë ndërtesës administrative të minierës.

„Greva për mbajtjen minimale të procesit të punës do të zgjas deri sa të n`a lëshohen pagat e tetorit dhe nëntorit dhe të n`a paguhet sigurimi shëndetësor, në mënyrë që të mundemi t`i vërtetojmë librezat. Afati është 15 ditë. Pas kësaj do të kërkojmë takim me ministritë kompentente, mirëpo edhe me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, sepse gjendja është shumë alarmante. Miniera ka mbetur pa mjete për finansimin e prodhimeve“, kanë thënë Miliq Marijanoviq dhe Goran Dukiq, kryetarët e Sindikatit të Pavarur.

Miniera është pronë e „Farmakom“, e Mirosllav Bogiqeviq nga Shabaci, ndërsa për procesin e prodhimit dhe pagesën e fitimit është kompetente kompania „МB Трејding Јurop“, po nga i njejti qyetet

„МB Трејding Јurop“, ka kohë që është në bllokad. Kemi pritur që problemet të zgjidhen dhe prodhimi të filloj më 19 janar, mirëpo kjo nuk ka ndodhur“, ka thënë drejtori Drago Bojoviq.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues