Arkiva e lajmeve
                   

MILLIÇKOVIQ: JANË REGJISTRUAR 58 KALIME TË PALEJUARA KUFITARE DHE KONTRABANDIME ME NJERËZ

19. tetor 2016.

Vrajë, Preshevë – Sektretari shtetëror në MPB-ës së Republikës së Serbisë, Milisav Milliçkoviq, në takimin me udhëheqësinë e Administratës Policore në Vrajë dhe kryetarin e këtij qyteti dr Sllobodan Millenkoviq, ka thënë se siguria në shtatë komuna të Rrethit të Pçinjës për këtë vit është stabile.

Funksioneri i lartë policor ka theksuar se në këtë territor të cilin e mbulojnë pjesëtarët e Administratës Policore në Vrajë, është zvogëluar numri i veprave penale dhe kundërvajtjeve në fushën e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa nuk ka pasur as konflike dhe incidente ndëretnike. Nga janari deri në tetor të këtij viti numri i veprave penale është më i vogël për 109 në dallim nga periudha e shkuar. Janë zbuluar 85,7 përqind e vjedhjeve me dhunë, ndërsa prej 28 veturave të vjedhura janë gjetur 26.

Në jugu të Serbisë nuk ka vrasje të pazbuluara. Policia dhe doganierët në këtë vit kanë konfiskuar cigare, duhan dhe naftë në vlerë prej 2,5 milion dinarë.

„Shumë është e rëndësishme që qytetarët të kenë besim në polici. Besimi rritet me punën e përditshme të policisë në bashkësi, me bashkëpunim me vetqeverisjen lokale dhe institucionet tjera”, ka thënë Milliçkoviq.

Sekretari shtetëro me kryeshefin e Administratës Policore në Vrajë, Millenko Bozhoviqin, ka vizituar Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare në kufirin me Maqedoninë si edhe Stacionin e Policisë Kufitare në Preshevë.

 “Serbia është vend i sigurtë. Kontribut të madh në këtë ka dhënë pikërisht policët të cilët natë e ditë punojnë punën e ndërlikuar dhe me përgjegjësi. Shkallë e lartë e profesionalizmit të policëve kanë treguar nga fillimi i krizës së emigrantëve, si edhe për sjellje ndaj emigrantëve si edhe në sigurimin e të gjitha kushteve që qytetarët të ndjehen sigurtë”, ka thënë Milliçkoviq.

Sekretari shtetëror në MPB të Serbisë ka theksuar të dhënën se gjatë nëntë muajve policia në bashkëpunim me shërbimet tjera të sigurisë ka zbuluar 58 vepra penale të kalimit illegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandimit të njerëzve. Janë procesuar 97 persona. Është thënë se në kalimin kufitar të Preshevës këtë vit janë kontrolluar 5.773.806 udhëtarë, për 900.000 më shumë së vitin e kaluar. Sekretari shtetëror Millisav Milliçkoviq ka vizituar edhe patrullën stacionare në Kodrën e Mamincës, e cila përdor automjet special për mbikqyrjen dhe kontrollen e kufirit shtetëror.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues