Arkiva e lajmeve
                   

“MILIARDA NGRITEN” KUNDWR DHUNWS NDAJ GRAVE NW BUJANOC

14. shkurt 2014.

Bujanoc -  Aktivistët e rinj nga të gjithë nacionalitetet në Bujanoc, sot në ora 12.00, iu janë bashkuar lëvizjes globale „Miliarda ngriten“ dhe kanë kërcyer në qendër të Bujanocit. Në këtë aksion do të marrin pjesë më shumë se 30 të rinj nga Bujanoci, të moshës 16-25 vjeçare.

Aksioni “Miliarda ngriten kundër dhunë ndaj gruas”, organizatës Generator nga Vraja, iu është bashkuar edhe Këshili i të drejtave të njeriut në Vrajë, Incijantivat qytetare si dhe pjesëmarrësit e projektin Youth Build nga Bujanoci. Ky aksion është organizuar me bashkëpunimin e Zyrës për të rinj në Bujanoc dhe shkollave të mesme “Sveti Sava” dhe “Sezai Surroi” në Bujanoc, më ndihmën e nxënësve të shkollës Ekonomike-tragtare dhe shkollës Teknike-kimike nga Vraja.

Kampanja globale “Miliarda çohen/One Billion Rising”, ka filluar në vitin 2013 dhe kjo fton të rinjët të ndalojnë dhunën ndaj grave.

Me këtë aksion të rinjët nga jugu i Serbisë, sëpari nga yllkat dhe vajzat, serbe, shqiptare, rome, poashtu edhe moshatarët e tyre, dëshirojnë të ofrojnë mbështetje grave të cilat i kanë mbijetuar dhunës mashkullore, të tërheqin vëmendjen publikut se kjo dhunë ndaj grave është krim.

Aksioni organizohet në kuadër të kampanjës “Mi-tu”, pjesë e projektit “Më barazo!” në territorin e komunës së Preshevës, Buajnocit, Vrajës dhe Vlladiçin Hanit.

Qëllimi i projektit është tërheqja e vëmendjes të shoqërisë në katër komunat në jug të Serbisë për rëndësinë e respektimit të të drejtave të minoriteteve, luftë kundër diskriminimit dhe përfshirjes.

Projekti ka të bëje me grupet e pakicave të cilat janë më të diskriminuarat në jug të Serbisë: pakicat etnike (shqiptare dhe rome), gratë, LGBT-së dhe personave me aftësi të kufizuara. Projekti realizohet me ndihmën e Delegacionit të UE-së në Serbi, përmes programit të EIDHR dhe qytetit të Vrajës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues