Arkiva e lajmeve
                   

MILAN MARKOVIQ MBI AKTIVITETET E TRUPIT KORDINUES

4. gusht 2009.

Kryetari i Trupit Koordinues e njëherit edhe kryetarë i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, deklaroi se Trupi Koordinues momentalisht në Serbinë jugore është i fokusuar në arsim, drejtësi, kyqjen e shqipëtarëve në institucione, krijimi i pushtetit multietnik në Preshevë dhe Bujanoc si dhe në ndërtimin e infrastruktures.

Përpos kësaj, janë hapur konkurse për programe multietnike, ndihmë emergjente për më të rrezikuarit si dhe bursimi i 150 nxënësve të kësaj kategorie, deklaroi Markoviq. Gjithashtu potencoi se është arritur marrëveshja për aplikimin e librave për nxënësit shqipëtarë. Nxënësit shqipëtarë, serb dhe romë do të marrin libra falas kurse nxënësve të klasave të para në të gjitha komunat do t’u jepen mjete shkollore falas. Për herë të parë pas 20 vitesh, nxënësit shqipëtarë dhe serb pëcjollën së bashku paraqitjen teatrale të cilën e organizoi Trupi Koordinues. Me mjete të thjeshta, Trupi Koordinues është shumë i përfaqësuar në këto komuna dhe na vjen keq që përgjegjja në punën tonë është një retorikë dhe politikë e cila duhet të mbetet pas nesh. Pa marrë parasyshë ndodhitë aktuale, ne do të vazhdojmë që me përfaqësuesit legjitim të qytetarëve nga të tri komunat  e Serbisë jugore si dhe deputetin popullorë Riza Halimin, të punojmë në realizimin e qëllimeve të cilat janë paraparë pas riorganizimit të Trupit Koordinues, deklaroi Markoviq.