Arkiva e lajmeve
                   

MËSUESIT E BUJANOCIT: ME PREVENTIVË KUNDËR DHUNËS

14. nëntor 2017.

Bujanoc – Me tribunën mbi dhunës, e cila është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, Shoqata e Mësuesve të Bujanocit (BUDU) ka filluar realizimin e projektit “Dhuna nuk ka justifikim”.

Duke iu adresuar pjesëmarrësve të tubimit, Snezhana Matiq, kryetare e kësaj shoqateje ka thënë se BUDU në këtë mënyrë dëshiron që të tërheq vëmendjen publikut në këtë paraqitje negative në shoqëri.

Përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor në Bujanoc, Organizatës “SOS Telefon” nga Vraja, Grupit për Fëmijë dhe të Rinj nga Nishi dhe shkolla fillore “Branko Radiçeviq” kanë shfaqur të gjitha format e dhunës, si edhe format e veprimit preventiv.

Në punën e tribunës mbi dhunën kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Parlamentit të Nxënësve të shkollës “Branko Radiçeviq”.

Realizimin e projektit “Dhuna nuk ka justifikim”, e cila do të zgjasë deri më 25 nëntor 2017, ka filluar më 13 nëntor në Ditën Botërore të Dashurisë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues