Arkiva e lajmeve
                   

MËSUESIT DHE ARSIMTARËT SHQIPTAR PËRVETËSOJN GJUHËN SËRBE

2. prill 2011.

Bujanoc-Në dy ditët e ardhshme në shkollën fillore “Naim Frashëri”, 28 nxënes dhe arsimtar nga gjashtë shkollat fillore dhe dy të mesme nga komuna e Bujanocit do të përvetsojnë njohurit nga  gjuha serbe. Bëhet fjalë për arsimtarët dhe mësuesit që janë mësimdhënës të fëmijëve gjuha serbe e të cilëve nuk është gjuhë amtare.

“ Që do të kenë mundësi të plota dhe të barabarta gjatë punësimit, qasje më të mire shërbimëve sociale, shkollim të lartë dhe më lehtë të komunikojnë me bashkëqytetarët e tyre, për pakicat kombëtare në Sërbi është me rëndësi që të kenë rast që të mësojnë gjuhën sërbe. Për ndryshe, ky seminar në staza të gjata siguron rrespektimin e të drejtave të  njerëzve të rinjëve dhe do ti aftësoj me njohurit të nevojshme për qasje në shoqërit  moderne evropjane “ ka thëne Nikolas Herkules, menaxher i PBILD programit, në kuadër të organizimit të këtij seminari.

Gjuha Sërbe si gjuhë jo amtare është lëndë e obligushme për pakicat kombëtare  që nga klasa e pare e shkollës fillore.

Seminari i parë është mbajtur në shkurt për mësuesit dhe arsimtarët nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës. PBILD-i do të organizojë edhe dy seminare për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme në Bosilegrad dhe Medvegjë, sikurse edhe për mësimdhënësit  në shkollat fillore dhe të mesme me numër më të madhë të nxënësve romë në komunat e rrethit të Jablanicëes dhe Pçinjës. Seminari është akredituar tek Ministria e arsimit në Republikën e Sërbisë dhe të gjihë ligjëruesëve në fundë do tju dorëzohen vërtetime për zotrimin e programit të përvetësimit professional.